Si te pershtasim tonalitet me ngjyren e syve

Nuk ekzistojnë sy që nuk do të duken magjepsës, nëse gjatë vënies së grimit përdoren nuancat e duhura të hijes.

Sytë e gjelbër

Gjatë ditës: Për një pamje elegante përdoreni hijen për sy të ngjyrës së gjelbër të errët, derisa me nuancat pastele të së gjelbrës dhe hijes bezhë do të dukeni më delikate.
Aplikimi: në tërë kapakun e syve veni hijen e gjelbër, e atë bezhë nën vetulla dhe syve.

Për mbrëmje: Ngjyra vjollcë dhe rozë japin një kontrast të bukur me ngjyrën e gjelbër të syve. Kombinoni të gjitha nuancat, nga rozë e çeltë deri te vjollcë e errët.
Aplikimi: hijen më të errët vejeni në tërë kapakun e epërm, e atë më të ndritshme, lejla apo rozë, nën vetulla.

Sytë e kaltër

Gjatë ditës: Të gjitha nuancat e ngjyrës së kaltër, nga indigo deri te e kaltra tirkiz, shumë mirë përshtaten me sytë e kaltër. Për një efekt më të mirë, kombinojeni ngjyrën e kaltër me Ngjyra të ngrohta, sikur që është Ngjyra e pjeshkës, apo e portokallta.
Aplikimi: vejeni ngjyrën e portokalltë në kapakun e epërm të syve, e hijen e kaltër mbi të. Në mënyrë që sytë tuaj të duken më të mëdhenj, me brushë të hollë bëjeni një vijë të kaltër të errët nën sy.

Për mbrëmje: Hija e argjendtë u jep syve të kaltër një pamje glamuroze. Në konsiderim vijnë të gjitha nuancat, nga e hirta e errët, deri te Ngjyra e argjendtë metalike.
Aplikimi: hijen e hirtë të errët aplikojeni në kapakun e epërm dhe nën sy. Mbi kapak vendosni të gjitha nuancat e çelëta të ngjyrës së hirtë, deri te vetullat. Me një brushë të gjerë dobësoni kalimin nga njëra te nuanca tjetër.

Sytë ngjyrë gështenje

Gjatë ditës: Sytë ngjyrë gështenje theksoni me një hije të bardhë shkëlqyese dhe me ‘craon’ të gjelbër. “Craon’-i i zi duhet të përdoret nëse doni që të theksoni konturat e syve.
Aplikimi: hijen e çeltë aplikojeni në tërë kapakun, deri te vetullat, e me laps të gjelbër vizatoni skajet e linjës së epërme dhe të poshtme përgjatë qepallave.

Për mbrëmje: Ngjyra e kaltër e errët zbulon thellësinë magjike të syve ngjyrë gështenje, e në kombinim me hijen e argjendtë do të dukeni më atraktive.
Aplikimi: hijen e kaltër vejeni në kapak dhe lëreni që të kalojë anash. Nën vetulla vendosni hijen e argjendtë.

Sytë e zi

Gjatë ditës: Ngjyra e shampanjës dhd tonet e buta të ngjyrës së kaftë theksojnë sytë e zi. Gjsatë ditës evitoni hijet e shndritshme dhe përcaktohuni për hije ‘mat’.
Aplikimi: hijen e kaftë aplikojeni në kapakë, e atë bezhë nën vetulla.

Për mbrëmje: Hijet e arta dhe të shkëlqimit të bakrit u japin shkëlqim syve të zi. Këto Ngjyra u përshtaten të gjitha grave, pa marrë parasysh ngjyrën e flokëve. Nëse në sy aplikoni hijen e kaltër të errët, do të dukeni misterioze.
Aplikimi: me një brushë të hollë vejeni hijen e artë përgjatë qepallave, e atë ngjyrë bakri, mbi të, deri te vetullat.