Si të parandaloni erën e keqe të gojës

Mendohet se rreth 50% e popullsisë vuan nga problemi që lidhet me erën e keqe të gojës. Në Amerikë gati 50% e meshkujve dhe rreth 60% e femrave përdorin spray të ndryshme apo çamçakëza për ta parandaluar atë. Por nga çfarë shkaktohet era e keqe e gojës?

Ajo shkaktohet prej bakterieve të gojës, të cilat prodhojnë sulfur hidrogjeni. Higjena e gojës për këto bakterie dhe për shumimin e tyre është shumë e rëndësishme.

Ja sesi të parandalojmë erën e keqe të gojës:
Kujdesuni në mënyrë të vazhdueshme për dhëmbët tuaj. Kontrolloni nëse duhet të merrni apo jo mjekime.

Nëse duhet, përdorni testet për të parë se ku është gjendja.

Mjekojini infeksionet e gojës dhe mos i lini pas dore.

Pastrojini dhëmbët dhe gojën vazhdimisht.

Për të mos lejuar tharjen e gojës pini sa më shumë ujë.

Nxitni prodhimin e pështymës, duke përdorur çamçakëz pa sheqer, por kujdes nga ata me mentol pasi thajnë gojën.

Përdorni sa më shumë fruta dhe perime që kanë përmbajtje uji si p.sh: domate, sallator apo mollë. Përdorni edhe majdanozin.

Largohuni prej qepëve, hudhrave ose përdorini ato vetëm në gjellë.

Shmagni cigaret dhe alkoolin.