nga SekreteBukurie më August 31, 2017 Këto janë 3 femrat që duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
nga SekreteBukurie më September 13, 2017 8 gjërat që femrat duhet të bëjnë patjetër pasi kryejnë marrëdhënie seksuale
nga SekreteBukurie më September 25, 2017 Patate dhe kos, dieta që ju ndihmon të humbni 5 kg në tre ditë
HomeShëndeti & Dieta Si të mbroheni nga gripi gjatë shtatzanisënë Shëndeti & Dieta Të gjithë e dimë se gjatë shtatzënisë imuniteti i gruas dobësohet e për pasojë ajo mund të preket më lehtë nga gripi, i cili ndikon tek shëndeti i fetusit. Prandaj, duhet të merren disa masa për parandalimin e gripit. Gjatë shtatzënisë gruaja ndihet e lodhur, mund të ketë probleme me aneminë dhe tensionin e lartë. Të gjitha këto shtojnë rrezikun e prekjes nga gripi. Për shkak se pjesa më e madhe e vitaminave dhe mineraleve shkon për beben, tek nëna mund të paraqiten jo vetëm probleme fizike por edhe çrregullime të sistemit nervor, si pasojë e ndryshimit hormonal, shkruan Cri kineze. Një arsye tjetër e gripit tek gratë shtatzëna është se ato djersiten shpesh gjë që mund të çojë në ftohje. Po ashtu, shtimi në peshë vështirëson qarkullimin e gjakut në gjymtyrët e poshtme. Vështirësia në qarkullimin e gjakut mund të sjellë edhe probleme në aftësinë e rregullimit të temperaturës së trupit, duke shkaktuar djersitje. Megjithëse djersa nuk është një fenomen negativ, por me ndryshimin e shpejtë të temperaturës mund të shkaktohet gripi. 1. Konsumi i ushqimeve të pasura me vitaminë C Vitamina C ju ndihmon në largimin e toksinave jashtë trupit. Këshillohet përdorimi i frutave dhe perimeve të pasura me vitaminë C si shega, speci domatja, lakra, mandarina dhe kivi. 2. Shpëlarja e gojës me ujë të kripur Çdo mëngjes, pasi ngriheni nga krevati, shpëlajeni gojën me ujë të kripur. Kjo është një mënyrë e thjeshtë me pak kosto për parandalimin e gripit. Uji me kripë mund ndihmon gjithashtu në mbrojtjen e shëndetit të dhëmbëve, duke eliminuar gjakderdhjen nga mishrat e dhëmbëve. Gjithashtu këshillohet larja me ujë të ftohtë e fytyrës në mëngjes, pasi mund të stimulojë rezistencën e trupit ndaj gripit. Ndërsa, në mbrëmje, para gjumit, duhet ta lani fytyrën me ujë të ngrohtë, për t’ju lehtësuar nga lodhja e ditës. 3. Pini më shumë ujë Konsumi i ujit të bollshëm është një mënyrë shumë e thjeshtë për shëndetin e grave shtatzëna. Uji mund të parandalojë gripin dhe dhimbjet e fytit. Çdo ditë, ju sugjerojmë 600 deri 800 ml ujë. 4. Ajrosja e dhomës së gjumit Duhet të hapni dritaren për të ajrosur ambientin. Përpiquni ta mbani sa më shumë dritaren hapur sidomos para se të flini. Po ashtu dritarja duhet hapur gjatë ditës me diell, meqenëse bimët lëshojnë më shumë oksigjen nën ndriçimin e diellit. 5. Shmangni turmat Evitoni vendet ku ka shumë njerëz për të ulur mundësinë e prekjes nga gripi gjatë kontaktit me të tjerët. 6. Lëvizje të thjeshta trupore, pa sforcime Pjesa më e madhe e grave shtatzëna nuk lëvizin apo ecin sa duhet, për shkak se kanë merak për beben. Por, në fakt, stërvitja e thjeshtë është e nevojshme për shëndetin e tyre dhe të fetusit. Bëni më shumë ecje gjatë ditës, pasi do t’ju ndihmojë në forcimin e sistemit imunitar dhe ju mbron nga viruset. PrapaPara
në Këshilla për lëkurë Maska natyrale që zhduk qimet e fytyrës Një nga problemet estetike më të mëdha për shumicën e grave janë qimet e fytyrës dhe shumë prej tyre shkojnë …
në Këshilla Si ta keni higjienën të përsosur, sipas shkencës Kur është fjala për rutinën tuaj ditore higjienike – duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve e deri te dushi i …
në Këshilla Ja çfarë duhet të dini para se të shkoni tek gjinekologu Kur shkojmë në një takim tek gjinekologu gjithmonë kemi disa shqetësime që kalojnë në kokën tonë. Sepse në …