Si të largoni erën e keqe të këmbëve

Me problemin e aromës së keqe të shputave luftojnë edhe meshkujt edhe femrat. Edhe pse ekzistojnë preparate kozmetike, të cilat në mënyrë të efektshme pengojnë aromat e pakëndshme, nganjëherë as ato nuk mjaftojnë, prandaj duhet t’u kushtohet vëmendje shprehive ditore.

Dëshironi ta eliminoni këtë problem të padëshirueshëm, përmbajuni rregullave të poshtëshënuara:

– Blini vetëm këpucë me lëkurë natyrore, të cilat nuk përmbajnë materiale sintetike.

– Mbani vetëm çorapë me fije natyrore.

– Këpucët e njëjta bartni çdo dy-tri ditë. Pasi ti keni bartur, lërini të qëndrojnë dy ditë në ajër të freskët.

– Përdorni kallëp druri për këpucë, i cili jo vetëm që do t’u mundësojë ta ruajnë formën, por do ta tërheqë edhe lagështinë.

– Përgatitni ujë të posaçëm për larjen e shputave. Në ujë shtoni një apo dy lugë sherbele të thatë, ose një lugë uthull natyrale të mollës.

– Shmangni përdorimin e shpeshtë të sapunëve agresivë që e thajnë lëkurën.