Si të krijojmë ‘sy si të maces’, sikur të January Jones-it?

Si të krijojmë ‘sy si të maces’, sikur të January Jones-it?Ne jo vetëm që e adhurojmë January Jones-in për paraqitjet e saj si aktore, mirëpo ajo është shumë e adhuruar edhe për dukjen e saj, pasi që ajo nuk frikësohet të sjellë risi në dukjen e saj.

Artistja e grimit e cila ka punuar në dukjen e January-t për paraqitjen e saj në premierën e fundit të serisë televizive të saj, Rachel Goodwin, ka thënë: ‘Për grimin e January-t unë kam përdorur edhe ngjyrat mat edhe ato me tekstura metalike. Në sytë e saj kam aplikuar ngjyrën e kaltër në kombinim me ngjyrën e arit, për të krijuar një pamje klasike të syve si të maces.’

Për krijimin e syve tërheqës të January-t, Goodwin ka përdorur ‘eyliner’-in i cili është i qëndrueshëm ndaj ujit ‘CHANEL Stylo Yeux’ me ngjyrë të kaltër safiri në qepallën e sipërme, ndërsa në qepallën e poshtme ka përdorur ‘eyliner’ me ngjyrë të artë nga po e njëjta markë, për të krijuar atë që stilistja e ka quajtur ‘kontrast tërheqës i ngjyrave’.

Goodwin më pas i ka dredhuar qerpikët e aktores dhe ka aplikuar dy shtresa maskarë me ngjyrë të errët, për të përfunduar me një buzëkuq me ngjyrë rozë të zbehtë të markës së njohur ‘Chanel’.