Si te kemi nje lekure te bukur per 7 dite?

Po ju propozojme nje guide te thjeshte per kujdesin ndaj lekures, mos u shqetesoni, nuk duam tju japim rruge te pamundura per te ndjekur, por thjeshte nje seri sygjerimesh qe nese i ndiqni me kujdes do tju ndihmojne te keni nje fytyre qe shkelqen.

Per te pasur nje lekure kompakte she rrezellitese nuk e nevojshme te beni trajtime shume te kushtueshme, ne shume raste eshte e mjaftueshme te ndryshoni zakonet e gabuara te perditshme. Duke mos eleminuar make-up-in ne fund te dites, duke mos perdorur nje krem hidratues ose duke ngrene ushqime jo te shendetshme, keto zakone mund te kene pasoja te demshme mbi shendetin e lekures tuaj.

Ajo qe hani dhe pini influencon mbi epidermen tuaj, eshte e rendesishme te ndiqni nje diete te shendetshme dhe te pasur me fruta dhe perime. Arrat, boronica, kosi dhe karrotat jane ushqime te cilat stimulojne dhe rinovojne qelizat duke bllokuar formimin e radikaleve te lira. Nuk duhet te harroni se nje nder aleatet me te mire te bukurise eshte uji, eshte e rendesishme te konsumoni shume uje.

Nje lekure te bukur mund ta keni edhe nepermjet disa kujdeseve te perditshme. Me vitin e ri, largoni zakonet e vjetra dhe ndiqni tre hapa te thjeshte, larje, hidratim dhe eleminim make-up. Ne mengjes eshte e rendesishme te pastroni fytyren me nje produkt specifik per tipit tuaj te lekures. Ne mengjes dhe ne mbremje eshte e rendesishme te hidratoni lekuren duke perdorur nje krem te mire hidratues.

Per te pasur nje lekure te bukur dhe te shendetshme eshte i rendesishem perdorimi i kozmetikeve te duhur. Nuk ka nje produkt magjik perfekt per te gjitha, cdo njera ka nevojat e vet per te gjetur produkuktin e duhur. Ne kete rast ju keshillojme te vereni me kujdes kur shkoni per te blere nje produkt kozmetike, lexoni me kujdes perberjen perpara se ta vini ne fytyre./ikub/