Si të hiqni dorë nga përdorimi i pudres

Ladies, listen to advice and will never use powderNë revytë e modës të disenjatorëve si Alexandra Wang dhe Jason Wu kanë shfaqur modelet pa bazë, ndërsa grimi kryesor ishte i freskët dhe ten i shëndetshëm.

Nëse dëshironi dhe ju t’i përshtateni brendit më të ri dhe ta lehtësoni rutinën e grimit, duhet të keni lëkurë të pastër dhe me shkëlqim. Nëse ju duket se kjo është e vështirë për t’u arritur, dermatologia Francesca Fusco konsideron se me pesë preparate mund të arrini rezultate të shkëlqyeshme, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Krem dhe losion për ngushtimin e poreve

Kur të përdorni bazë, ajo mbulon poret, e nëse përdorni versionin pa shkëlqim, kjo bën që ato të duken më të lëmuara. Mirëpo, ekzistojnë prodhime për kujdes që ndërhyjnë midis poreve dhe i bën të duken më të vogla. Kryesisht janë krem dhe losion që kanë përqindje të madhe të retinolit. Përdorni për çdo mbrëmje para vënies së kremit hidratues dhe për dy javë do të shihni rezultatet.

Piling në bazë të acideve

Nëse dëshironi që lëkura juaj të ketë ngjyrë të barabartë në mbarë fytyrën, është e domosdoshme që rregullisht të bëni piling për të hequr qafe qelizat e vdekura. Përzgjidhni preparate në bazë të acideve.

Preparatet për pastrim të lëkurës

Nëse me të vërtetë dëshironi që pudra kurrë mos t’ju nevojitet, atëherë preparatet e mira nuk mjaftojnë. Duhet të përdorni edhe disa preparate për pastrim të thellë si të brendit “Clarinsona” ose “NuFace”. Falë efektit të tyre fytyra ju duket më e freskët, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Hapësirat problematike

Nëse keni njolla në fytyrë, puçrra apo të skuqura, nevojitet që të përqendroheni në zgjedhjen e problemit. Në barnatore ka shumë prodhime natyrale për të gjitha problemet me lëkurën, e gjeni për veten tuaj atë që mendoni se zgjedh problemin.

Kremrat me faktorë mbrojtës

Pa marrë parasysh stinën, kremrat për fytyrë me faktorë mbrojtës duhet t’i përdorni gjithmonë. Nëse nuk e bëni këtë, filloni me përdorimin e faktor mbrojtës 30, e pas 6 javësh do t’i vëreni rezultatet.