Si ta theksoni fytyrën e bukur

Në mënyrë që të arrini një dukje që s’e ka kush tjetër, duhet respektuar disa rregulla rreth grimit, duke u bazuar në formën dhe vijat e fytyrës, dhe gjithsesi duhet të keni kujdes në ngjyrat që i zgjidhni.

Përcillni disa nga këshillat e ekspertëve nga shtëpia e kozmetikës “Estee Lauder”.

Forma katrore e fytyrës

– Së pari vendoseni një ten më të shndritshëm nën sy, me çka do t’i fshihni edhe qeskat nën sy.

– Pak ngjyrë buzëkuqi vendoseni në faqe, në mënyrë të drejtpërdrejtë, ngase kjo është mënyra më e mirë për t’i theksuar ato. Në këtë mënyrë, edhe balli juaj do të duket paska më i “zbutur”.

 

Fytyra në formë ovale

– Në mënyrë që fytyra të shndrisë, në trekëndëshin midis syve vendoseni një ten paksa më të ndritshëm. Vendosni pakëz buzëkuq në ballë, në mënyrë që të mos theksoheni tepër.

 

Fytyrë në formë të zemrës

– Në mënyrë që fytyra të duket më e butë, tenin e ndritshëm rreth pjesës së syve bëjeni si një lloj gjysmërrethi, ngase kështu në mënyrë vizuale do t’i zbukuroni sytë. Buzëkuqin vendoseni vetëm nga jashtë dhe kështu do ta zvogëloni efektin e trekëndëshit.

Fytyrë në formë të rrumbullakët

– Në trekëndëshin nën sy vendoseni tenin shumë të ndritshëm. Një ngjyrë të kuqe nën mollëza e deri te hunda vendoseni lehtë. Po ashtu, pak ngjyrë të kuqe vendoseni në ballë, aty kah fundi i vetullave.

 

Buzëkuqin zgjidheni sipas ngjyrës së syve

Sy ngjyrë kafeje: Zgjidheni ngjyrën e errët apo të mbyllët me shkëlqim të kaltër. Më së miri ju shkon për shtati ngjyra e çokollatës me qumësht.

Sy ngjyrë hiri: Për ju ideal janë buzëkuqët me ngjyrë të kuqe të mbyllët, të cilët ju dhurojnë një dukje brune me ton bezhë.

Sy të kaltër: Përdorni buzëkuq të mbyllët apo me ngjyrë bezhë, sipas mundësive me nuanca ngjyrë vjollcë.

Sy të gjelbër: Harrojini buzëkuqët me ngjyrë vjollce! Përcaktohuni për ngjyrën e kuqe me nuanca në të portokalltë.