Si ta pastroni fytyren nga pluhurat

Si ta pastroni fytyren nga pluhuratKur ju pastroni lëkurën largoni nga fytyra pluhurat, papastërtinë dhe qelizat e vdekura që gjenden mbi lëkurë. Gjithashtu, është shumë e dëmshme që të flini me grim dhe pa e pastruar fytyrën. Ja se si të bëni një pastrim të mirë të lëkurës.

Lani duart me sapun sepse hiqni pluhurin dhe bakteret. Përdorni ujë të pastër për të larë fytyrën, por mos mendoni që do mund të hiqni gjithë papastërtitë vetëm me ujë të pastër.

Sapo të keni bërë pastrimin e thjeshtë me ujë, praktikoni pak skrub me ndonjë përbërës që i përshtatet lëkurës suaj. Skrubi do t’ju ndihmojë të hiqni kunjëzat e zinj në fytyrë.

Fshini fytyrën me peshqir dhe tani merrni një copë pambuk futeni në qumësht ose në ndonjë losion pastrues që keni në shtëpi dhe masazhoni fytyrën. Tereni fytyrën me pambuk të pastër dhe pas pak minutash shpërlani fytyrën me ujë të vakët.