Si ta dini nëse lidhjes i ka skaduar afati

Ushqimi nuk ka një problem të tillë; Nëse qumështit i ka skaduar afati, ajo shkruan në tetrapak, ndërsa mund të ndjehet edhe sipas erës. Por, kur lidhja është në pyetje, ndonjëherë nuk mund të jemi të sigurt a është fjala për skadim të afatit apo ndonjë mosbilancim i vogël.

Se a është lidhja juaj e gatshme për t’u hedhur është vështirë të dihet dhe është tejet individuale, por ndihmë çdoherë mund të sjellin disa udhëzime të përgjithshme

1. Patjetër duhesh të dish çfarë do

Tek secili është ndryshe, por preferencat dhe prioritetet tuaja duhet të jenë të njohura për ju. Nëse e kupton se marrëdhënia juaj nuk shkon në drejtim që keni vendosur për veten, apo parandalon gjërat që i ke dashur, është koha për të menduar mirë për prioritetet.

2. Duhet ta njohësh veten

Disa partnerë thjesht e dine se nuk janë të lumtur në lidhje, por nuk mund të kuptojnë se pse. Njohja e vetes është hapi i pare drejt lumturisë, sepse nëse nuk dimë se çfarë dëshirojmë, vështirë se mund të jemi të lumtur. Në s’kupton se kjo lidhje të bën të pikëlluar dhe të pengon në atë të jesh jo që je, është koha ta zëvendësosh me diçka cilësore.

3. Besoju ndjenjave

Të gjithë kemi një ndjenjë e cila na flet nëse diçka është e drejtë apo nuk është. Nëse ajo ndjenjë flet se lidhja nuk funksionon, dëgjoje. Ajo është shumë më e komplikuar dhe më e tmerrshme nga dorëzimi dhe pajtim me faktin se asnjë lidhje nuk është i përsosur, por kështu nuk do të jesh e lumtur.