Si t’ju pritet oreksi…

Gjithmonë kërkojmë të gjejmë mënyra se si të na shtohet oreksi.

Madje edhe mezet e ndryshme që gatuajmë, i bëjmë për këtë qëllim, që të hapim oreksin.

Por oreksi i shtuar shton edhe peshën, ndaj këtë herë po ju paraqesim disa metoda se si t’ju pritet oreksi.

– Që t’ju pritet oreksi, pini dy gota ujë para se të hani bukë.

– Pini çaj jeshil, i cili është edhe antioksidant.

– Një tjetër mënyrë për të humbur peshë është që t’i hani të gjitha llojet e ushqimeve, por mos konsumoni shumë lëngje me gaz, mos hani ëmbëlsirë pas ushqimit,

Por më kryesorja, për të humbur peshë, në rradhë të parë duhet ta bindim veten tonë se vërtet duam që të humbim peshë. Ndryshe, do të ndjekim një dietë dhe pak më vonë do harrojmë dhe do kthehemi tek zakonet tona të vjetra.

Gjithsesi, nëse doni të humbisni peshë dhe jeni të vendosura, ja një “sekret” që në shumicën e rasteve funksionon:

– Shkoni një shëtitje në dyqane rrobash dhe blini një rrobë që ju pëlqen shumë por nuk e vishni dot, pasi nuk ju bën, për shkak të peshës suaj.

– Zgjidhni një numër më të vogël dhe imagjinoni veten se sa bukur do të dukeni kur ta vishni. Një metodë e thjeshtë, por rezultati do t’ju gëzojë pa masë, do t’ju ngjallë besim tek vetvetja dhe do të filloni të besoni se nëse do diçka vërtet, ia del mbanë.