Si mund të grimohemi

Femra që vendos të grimohet, duhet pasur kujdes se çfarë ngjyrash, apo, çfarë nuancash po përdor.

Si mund të grimohesh, cili makijazh të rri më bukur, cili është më i përshtatshëm për ngjyrën e fytyrës a të flokëve?

Duke e ditur se disa ngjyra nuk ju rrinë mirë, do të ishte mirë që esteti juaj ta studiojë pastërtinë e tenit tuaj, ngjyrën e tij, ngjyrën e syve si dhe ngjyrën e flokëve. Në saje të kësaj përcaktohen edhe ngjyrat apo nuancat e makijazhit.

Për biondinat nuk shkojnë ngjyrat e errëta, sidomos për ditë. Do të ishte mirë që për buzë të përdorin të kuqtë ngjyrë gruri, herë nuanca më të errëta e herë më të çelëta. Për vetulla përdoret kreoni fare lehtë, ndërsa për qepalla mund të përdoret maskara e zezë (ditën më zbehtë, natën më fuqishëm), e cila do të theksojë bukurinë e syve. Për mollëza, po ashtu, përdoret pudra fare pak ose aspak për ditën, ndërsa natën bën të sforcohen lehtë.

Kujdes, sidomos këta muaj të verës! Përdorimi i tepruar i grimit dhe ngjyra e paqëlluar vetëm sa mund të krijojnë përshtypje të keqe a pamje me efekt të kundërt, sesa të theksojë bukurinë.

Duke bërë “eksperimente” me makijazh, por vetëm në shtëpi, gradualisht do të arrini përdorim të qëlluar të grimit.
Natyrisht, është më se e preferueshme këshilla e profesionistit.