Si duhet t’i hamë frutat?

frutatFrutat janë një burim i rëndësishëm vitaminash, antioksidantësh, kripërash minerale dhe fibrash.

Pjesa më e madhe e vlerave ushqyese janë pikërisht në lëkurë, ndaj kush e heq atë nga fruti duhet të mendohet dy herë.

Shpjegimi është shumë i thjeshtë, vetë fruti nëpërmjet antioksidantëve mbrohet nga roli agresiv i agjentëve atmosferik dhe nga baktere të ndryshme.

Kështu që ngrënia e frutave me lëkurë, është një mënyrë shumë e mirë për të marrë kripëra minerale dhe veti ushqimore me cilësi të mirë.

Megjithatë në të njëjtën kohë mund të jetë e rrezikshme, për shkak të kontaminimit me pesticide, në rastet e spërkatjes, dhe molekulat kimike të ardhura nga ndotja atmosferike, shkruan noa.al. Ndaj kujdesuni që të keni bërë një pastrim të mirë të frutit para se ta hani me lëkurë, në mënyrë që të mos rrezikoni.