Si duhet të veproni nëse fëmija nuk dëshiron t’i ndajë lodrat

Kur vie gjer tek situata e tendosur, kur fëmija juaj refuzon që ti jap lodrën e vet fëmijës tjetër, është e rëndësishme që të keni sukses të përballeni me situatën por jo edhe ti merrni gjërat në duart tuaja.

Fëmijët janë veçanërisht të ndjeshëm në mesazhet tuaja prandaj nëse i thuani në mënyrë strikte që psh. ti jap kukullën motrës së tij, mund të mendojë që nëna apo babai e duan më shumë motrën!

Mundohuni të gjeni zgjidhje, por jo edhe fajtorë. Bëjini të ditur që të mundohen vet ti tejkalojnë mosmarrëveshjet dhe nëse gjërat dalin jashtë kontrollit, ofroni disa opcione për zgjidhjen e situatës por mundohuni të qëndroni neutral, madje edhe nëse është në pyetje një fëmijë i panjohur. Sepse mund të ndodh që të jeni shumë subjektive dhe të reagoni dhunshëm kur dikush i merr lodrat e fëmijës tuaj dhe të ju duken qesharake apo simpatike kur fëmija juaj i merr lodrat dikujt tjetër. Në këtë mënyrë mund ti duket që gjithçka është e lejuar dhe më vonë mund të bëhet veçanërisht arrogantë.

Mundohuni që fëmijës tjetër ti tërhiqni vëmendjen në një anë tjetër kur vie tek situatat e tendosura dhe asnjëherë mos i zbatoni masat e juaja edukative në vende publike, pa marrë parasysh nëse keni arsye për këtë. Kur të ktheheni në shtëpi, bisedoni qetë me fëmijën tuaj për sjelljet e tij, apo tregojini ndonjë tregim të sajuar kur fëmija nuk do ti ndajë lodrat me fëmijët tjerë por si përfundim harron ku i ka lënë dhe nuk mund ti gjej dhe të luajë me ato.