Si duhet dhe si nuk duhet të vishemi në dasëm

Veshje tërësisht të bardha (Jo/Po)
Nuk është dasma jote. Përse të vishesh si nuse?

Tuta të çdo lloji (Jo/ Po)
Veshje të tilla janë të papranueshme në çdo lloj dasme.

Veshje që ekspozojnë të brendshmet (Jo/Po)
Të brendshme të dukshme në një dasmë janë një JO e madhe.

Makeup prej kllouni (Jo/ Po)
Mbajini gjërat të thjeshta, fundja është një dasmë.

Print Leopardato (Jo/ Po)
Le të themi që nuk është printi më i përshtatshëm.

Shapka me gisht (Jo/Po)
Nëse vërtet doni të ndiheni rehat, zgjidhni një palë sandale të sheshta po elegante.

Xhinse (Jo/ Po)
Të veshësh xhinse në një dasmë (pa vrima, printe apo të grisura) nënkupton që pjesa e sipërme eveshjes duhet të jetë shuuumë elegante dhe ky është një mision që të paktë e përmbushin.

Këmishë me mëngë të shkurtra (Jo/ Po)
Një këmishë me mëngë të gjata nuk do t’ju vrasë. Për më tepër që pas ceremonisë, mund t’i përvishni mëngët.

Të zeza kokë e këmbë (Jo/ Po)
Është një dasmë, jo një funeral.

Pantallona të shkurtra (Jo/Po)
Nuk po ikini për peshk çuna!

Ngjyra neon (Jo/Po)
Qetësojini tonalitetet sepse nuk keni përse të jeni të parat që bien në sy sapo hap albumin e dasmës.

Kapele sportive (Jo/ Po)
Janë thjesht shumë casual për një dasmë.

Veshje shumë seksi (Jo/ Po)
Të ngushta, të shkurtra dhe me shumë dekolte të gjitha së bashku, janë të papërshtatshme për një dasmë.

Temina, xixa dhe shkëlqim (Jo/ Po)
Kjo nuk është dita juaj e madhe kështu që mos e prishni duke u munduar të merrni vëmendjen e të gjithëve.