nga SekreteBukurie më August 31, 2017 Këto janë 3 femrat që duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
nga SekreteBukurie më September 13, 2017 8 gjërat që femrat duhet të bëjnë patjetër pasi kryejnë marrëdhënie seksuale
nga SekreteBukurie më September 25, 2017 Patate dhe kos, dieta që ju ndihmon të humbni 5 kg në tre ditë
HomeShëndeti & Dieta Si dhe përse të hidratoheni?në Shëndeti & Dieta Lëngjet mund të merren në mënyra të ndryshme: për shembull pirja e lëngjeve të ndryshme apo konsumimi i ushqimeve që përbëhen nga sasi të mëdha uji. Uji është shumë i rëndësishëm pasi pastron organizmin, eliminon toksinat, hidraton trupin, stimulon metabolizmin etj. Uji, i pandashëm Për t’u hidratuar, gjëja më e rëndësishme është të vendosni se çfarë lloje ushqimesh duhet të “privilegjoni” për të arritur këtë objektiv. Përgjigjja është e qartë: të gjithë ato ushqime që janë të përbëra nga uji. Ai është burimi kryesor i mineraleve. Sipas personit, gjinisë, moshës dhe karakteristikave fizike, rekomandohet të pihet një sasi e vogël që vërtitet nga dy në tre litra ujë në ditë. Uji, përveçse është pija më e shëndetshme, është edhe ajo më ekonomike dhe freskuese më shumë se çdo lëng tjetër. Lloje të tjera hidratimi Infuzionet janë të përbëra nga uji i përzier me lloje të ndryshme barnash ose bimësh, ndërsa përbëjnë një burim të mirë hidratimi në të gjitha stinët, duke qenë se mund të jenë edhe të ftohta edhe të nxehta. Edhe lëngu i frutave, supa, pijet energjike me bazë qumështi mund të jenë të dobishme, pasi përmbajnë një sasi uji që shkon nga 80 deri në 90% të përbërjes. Por ekzistojnë edhe pije të tjera, si ato të gazuarat, që pavarësisht se kanë ujë, i bëjnë shumë keq organizmit. Aktivitetet që provokojnë dehidratimin Fakti i thjeshtë i të jetuarit dhe i të bërit të një sërë aktivitetesh provokon humbjen e sasive të vogla të ujit që futen në organizëm përmes hidratimit. Humbja e lëngjeve ndodh nga urina, jashtëqitja, djersitja, por edhe nga rrethana në të cilat kërkojnë një lloj sforcoje fizike: temperatura e lartë ose ndonjë sëmundje e rrisin dehidratimin, pot edhe aktiviteti sportiv. Dehidratimi mund të provokohet edhe nga stresi, që për shembull lidhet me punën ose me studimet, përderisa organizmi konsumon një sasi më të madhe vitaminash dhe mineralesh. Pasojat e dehidratimit Sipas Institutit Europian të Hidratimit, “dehidratimi është ulja e sasisë së lëngjeve ekzistues në organizmin tonë”. Çekuilibri mes lëngjeve që futen dhe atyre që dalin nga trupi redukton sasinë e ujit në qeliza dhe për pasojë, rënien e kripërave minerale të domosdoshme për funksionimin e organizmit. Për të shmangur dehidratimin, njerëzit kanë si mundësi të vetme konsumimin lëngjeve: njeriu është i paaftë për të prodhuar ujë. Niveli i dehidratimit mund të vëzhgohet nga urina. Kur organizmi është mjaftueshëm i hidratuar, urina është më e pastër dhe më e bardhë, ndërsa kur hidratimi është i pamjaftueshëm urina del e verdhë e errët. Pasojat e dehidratimit janë: marramendje, lodhje, dhembje koke, probleme muskulore, të vjella dhe rrahje jo të rregullta të zemrës. Për të shmangur këto gjendje ju duhet të kontrolloni konsumimin e sasive të lëngjeve pa pritur të ndjeni etje, por sigurisht edhe pa e ekzagjeruar. Pasojat e mbihidratimit Dehidratimi i trupit sjell efekte negative, por i tillë mund të jetë edhe e kundërta e tij. Marrja me vete kudo e shishes së ujit shtyn për të pyetur nëse disa persona nuk e ekzagjerojnë me hidratimin. Mbihidratimi është e kundërta e dehidratimit, pra konsiston në marrjen e vazhdueshme dhe të tepërt të lëngjeve. Pasojat që mund të shkaktojë janë tepër të rënda: mund të provokojë një kolaps të veshkave, prej mbingarkesës në filtrimin e ujit, por mund të shkaktojë edhe probleme kardiovaskulare dhe cerebrale. Rekomandime për t’u hidratuar në mënyrën e duhur: – Mos prisni që të keni etje për të pirë ujë ose lëngje – Kujdesuni për personat më të rrezikuar: fëmijët, të sëmurët dhe të moshuarit – Hidratohuni më shumë kur përballeni me temperatura më të larta, kur bëni sport ose kur jeni nën stres. – Hidratohuni me pije natyrale dhe ushqime vegjetale, duke shmangur sa më shumë alkoolin. PrapaPara
në Këshilla për lëkurë Maska natyrale që zhduk qimet e fytyrës Një nga problemet estetike më të mëdha për shumicën e grave janë qimet e fytyrës dhe shumë prej tyre shkojnë …
në Këshilla Si ta keni higjienën të përsosur, sipas shkencës Kur është fjala për rutinën tuaj ditore higjienike – duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve e deri te dushi i …
në Këshilla Ja çfarë duhet të dini para se të shkoni tek gjinekologu Kur shkojmë në një takim tek gjinekologu gjithmonë kemi disa shqetësime që kalojnë në kokën tonë. Sepse në …