nga SekreteBukurie më August 31, 2017 Këto janë 3 femrat që duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
nga SekreteBukurie më September 13, 2017 8 gjërat që femrat duhet të bëjnë patjetër pasi kryejnë marrëdhënie seksuale
nga SekreteBukurie më September 25, 2017 Patate dhe kos, dieta që ju ndihmon të humbni 5 kg në tre ditë
HomeSeksualiteti Shtatë shkaktarët e kruarjeve intime!në Seksualiteti Kruarjet intime nuk janë diçka për t’u anashkaluar. Ja çfarë mund t’i shkaktoje ato. Një nga problemet më të shpeshta të zonës intime tek femrat, shumë shpesh mund të sjellin edhe shqetësime të mëdha. Infeksionet kërpudhore Shkaktojnë kruajtje të tmerrshme dhe shkarkim të bardhë, të trashë dhe pa erë. Është një ndër infeksionet më të shpeshta tek femrat. Mos tentoni ta kuroni vetë pasi mund ta përkeqësoni edhe më shumë. Trichomoniasis Kjo sëmundje seksualisht e transmetueshme shpeshherë nuk ka simptoma, por kur ka, përshin kruajtje të shumta, djegie, ndryshim në shkarkim, si dhe çarje të bardha të lëkurës. Irritimet Një nga shkaqet kryesore të kruajtjeve intime janë irritimet nga materialet e veshjeve ose nga produktet e ndryshme të higjienës. Ndryshimet që këto produkte shkaktojnë në PH-in e vagjinës, ju bëjnë më vulnerabël ndaj infeksioneve. Vaginoza bakteriale Ndërkohë që ky infeksion shkakton kruajtje, një simptomë tjetër shumë e dallueshme është shkarkimi me aromë të pakëndshme, shkruan Anabel. Shpjegojani këtë mjekut tuaj, në mënyrë që ai të mos e ngatërrojë me një infeksion kërpudhor. Herpesi Mund të shkaktojë kruajtje dhe dhembje gjatë urinimit, por simptomat mund të mos jenë shumë të dallueshme. Depilimi problematik Lëkura mund të duket shumë mirë menjëherë pas depilimit, por në momentin që qimet rifillojnë të dalin, shumë femra përjetojnë kruajtje. Nëse ju jeni një nga to, ndoshta duhet ta shmangni depilimin në këtë zonë dhe të konsideroni një metodë më pak të sikletshme. Hormonet Në fazën para menopauzës, shkak për kruajtjet mund të jetë pikërisht ndryshimi i hormoneve në trupin tuaj. PrapaPara
në Këshilla për lëkurë Maska natyrale që zhduk qimet e fytyrës Një nga problemet estetike më të mëdha për shumicën e grave janë qimet e fytyrës dhe shumë prej tyre shkojnë …
në Këshilla Si ta keni higjienën të përsosur, sipas shkencës Kur është fjala për rutinën tuaj ditore higjienike – duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve e deri te dushi i …
në Këshilla Ja çfarë duhet të dini para se të shkoni tek gjinekologu Kur shkojmë në një takim tek gjinekologu gjithmonë kemi disa shqetësime që kalojnë në kokën tonë. Sepse në …