Shtatë mënyra për të veshur një fustan pak të zi

Ka një arsye të mirë pse një fustan i shkurtër i zi është i adhuruar në mesin e grave. E zeza është super elegante. Me atë ju kurrë nuk mund të gaboheni, porse mund të dukeni mjaft e bukur.

Sarah Jessica Parker është e veshur nga koka deri te këmbët me ngjyrë të zezë me detaje femërore, dantella të rrudhosura.

Charlize Theron bizhuterinë e artë e ka kombinuar shkëlqyeshëm me një fustan të shkurtë të zi.

Frizura elegante që ka Katherine Heigl i jep pamje glamuroze veshjes së zezë.

Sofia Vergara mban një çantë të kuqe në mënyrë që i sjell shkëlqim. Shkëlqyeshëm funksionojnë çantat me ngjyrë metalike.

Samantha Harris bashkë me fustanin e shkurtër të zi, bartë një gjerdan të madh. /Telegrafi/