Shkaqet e krijimit të gurëve në veshka

Gurët e shfaqur në veshka janë lëndë kristalore të patretshme të krijuara nga disa lëndë të gjendura në urine. Madhësia e tyre ndryshon, shkaktojnë dhimbje dhe nxisin infeksione.

Shkaqet e krijimit të gurëve në veshka mund t’i radhisim si më poshtë:

*sëmundjet e veshkave
*hedhja jashtë me urinën e një sasie të madhe kripërash kalcium
*niveli i lartë i kalciumit në gjak
*faktorët gjenetikë
*sëmundjet e stomakut dhe zorrëve
*konsumimi i tepërt i mishit
*konsumimi i tepërt i karbohidrateve të rafinuara
*moskonsumimi i mjaftueshëm i ujit
*ushqyerja me shumë kripë
*ushqyerja pa fibra

Për të parandaluar krijimin e gurëve në veshka:

*ushqehuni çdo vakt me produkte të pasura me fibra
*minimizoni sasinë e proteinave të marra
*qëndroni larg sheqerit dhe ushqimeve me shumë sheqer, do ishte mirë të qëndronit larg dhe frutave me indeks të lartë glicemik
*mos pini më shumë se 2 gota qumësht në ditë
*pini të paktën 2,5 litra ujë në ditë
*nëse konsumoni alkool përpiquni ta minimizoni, mos përdorimi është me e mira
*përdorni pak kripë në ushqim dhe qëndroni larg turshive, sallamit apo ushqimeve të kripura
*përpiquni të mos konsumoni shumë fast food, ushqime të skuqura dhe brumëra
*nëse niveli i oksalatit në urine është i lartë atëherë qëndroni larg çokollatës, çajit të zi, kafesë, panxharit, spinaqit, bishtajës, kikirikut, bajames dhe lajthisë.
*pakësoni konsumin e pijeve acidike
*dobësohuni nëse jeni mbipeshë