Shampo ideale

Ndjesia e mrekullueshme per te pasur floke te lehte dhe te paster jo gjithmone behet ne shtepi ashtu sikur ne parukeri.

Menyra e te larit te flokeve kontribuon per ti bere ato te mendafshet. Me pak keshilla te lehta mund te beni disa pasazhe nga vet ju, per rezultat me te mire. Si fillim duhet te lagni komplet floket, nga lekura e kokes deri tek majat e flokeve, ne menyre uniforme.

Uji duhet te jete gjithmone i vaket, nga momenti qe ju e beni ujin te nxehte floket tentojne te ashpersohen dhe te elektrizohen. Shampo nuk duhet vene menjehere ne koke, sepse mund te rezultoje shume agresive, por duhet holluar me pak uje ne dore, pasi te keni perfituar shkumen, duhet ta aplikoni ne te gjithe gjatesine e flokeve, duke nisur nga larte poshte.

Ky eshte nje moment i rendesishem, masazhimi i lehte i praktikuar ne koke, pervecse largon papastertite eshte i shendetshem edhe per te riaktivizuar qarkullimin. Menyra me e mire per ta praktikuar eshte nga balli drejt fundit te kokes me mollezat e gishtave. Ne momentin e shpelarjes duhet te eleminoni cdo gjurme te produktit duke filluar nga rrenjet deri tek majat e flokeve.

Floket do te rezultojne te paster deri ne thellesi dhe jo te stresuar. Cdo femer perdore nje shampo ndrysha nga te tjerat, ne varesi te tipit te flokut. Propozimet ne treg jane te shumta, por te gjitha tentojne per floke te shendetshem dhe te forte./Ikub/