Sezoni e alergjive këtë pranverë do të jetë më i vështiri në dekadën e fundit

Ekspertët parashikojnë që ky sezon i alergjive do të jetë më i vështiri gjatë dekadës së fundit, dhe se njerëzit alergjikë duhet të përgatiten mirë.

Pasi temperaturat gjatë këtij dimri ishin të luhatshme, kjo do të thotë se poleni në ajër do të gjendet më herët në ajër, para se të përfundojë dimri dhe para se organizmi ynë të jetë përgatitur dhe që sistemi ynë të reagojë.

Mjekët nga mbarë bota sugjerojnë që të keni kujdes në parandalimin e reaksionit alergjik. Në rastet ku era shpejt dhe fort shpërndan polenin e bimëve, mjekët njerëzve u sugjerojnë të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre.

Fluksi më i madh i polenit është midis orës 5 dhe 10 të mëngjesit, prandaj gjatë kësaj kohe u sugjerohet ta mbështillni gojën me një shall. Nëse ju shfaqet reaksioni alergjik, do t’ju sugjeronim të mos prisnit që menjëherë t’i lajmëroheni mjekut dhe që sa më parë të filloni terapinë, në mënyrë që të shmangni komplikimet ngase periudha e polenit zgjat me muaj të tërë. Edhe ushqimi në mënyrën e vet lufton polenin.

Mirëpo, nëse jeni alergjikë ndaj barit, atëherë duhet të shmangni domatet dhe pjeshkat, sepse ato shpeshherë shkaktojnë simptomat e ngjashme.