Serumi kundër plakjes, kushton më shtrenjtë se një diamante

Është krijuar së fundmi kremi juaj i bukurisë, i cili në të njëjtën kohë mund të kandidojë fare lehtë edhe për çmimin Nobel.
Duke filluar nga kjo javë, do të hidhet në treg përbërësi aktiv antiplakjes, i cili është provuar më parë në mjekësi për përtëritjen e qelizave të lëkurës.

Trajtuesi mban emrin Bioeffect EGF Serum (e shihni ne foto), ndërsa vetëm një lugë gjelle kushton 125, duke i vlerësuar përbërësit e saj aktivë më shtrenjtë se diamanti.(noa).

Ekspertët kanë sugjeruar se, vetëm dy pika në ditë janë të mjaftueshme për rinovimin e lëkurës.
Përbërësi kryesor, “Epidermal Growth Factor” përmban aktivues dhe proteina vitale për mirëmbajtjen e qelizave.

Me rritjen e moshës, niveli i këtyre aktivizuese në lëkurë ulet, duke lejuar kështu shtimin e rrudhave, por fatmirësisht ju vjen në ndihmë ky serum, i cili i largon ato.
Produktet e tjera në treg përmbajnë EGF, por jo në nivele të njëjta të përqendrimit në serumin Bioeffect.
Produkti i lançuar në Islandë, ka provuar në mënyrë popullore se, një në pesë gra besojnë në efektin e tij dhe e përdorin atë.
Ndërkohë që duket se suksesi u përsërit në Britaninë e Madhe, ku 2.000 njësi arritën të shiteshin në një ditë të vetme, kur ajo u vendos në shitje online, në fillim të këtij muaji.

Nga ana tjetër, 60 për qind e klientëve kërkuan blerjen e këtij produkti për herë të dytë.

Ky serum ka fituar edhe miratimin e personave të famshëm si aktorja Uma Thurman.

Ekspertja e bukurisë Alice Hart-Davies, dhe krijuese e godthingsbeauty.com tha se ishte e impresionuar për efikasitetin e këtij produkti.

Ajo tha: “Serumi përmban një përbërës të quajtur Faktori Rritës Epidemik, i cili është provuar në shërimin dhe rinovimin e lëkurës, kështu që është një nga përbërësit, i cili është i njohur për efektet e tij të vërteta.
sa i përket çmimit është pak i shtrenjtë, por ju nuk keni nevojë të vendosni ndonjë krem tjetër apo serum dhe efekti i këtij produkti është me të vërtetë mbresëlënës”.