Sëmundja e gishtave të këmbeve

Sëmundja e gishtave të këmbeveEcjet me orar të zgjatur, këmbët që qëndrojnë për një kohë të gjatë në këpucë të mbyllura, krijojnë edhe shqetësime. Këto situata mund të shfaqin probleme me këmbët, sidomos me gishtat e këmbëve.

Prandaj duhet treguar kujdes i vazhdueshëm për to, sepse ndërlikimet mund të shkojnë deri aty sa të jetë i nevojshëm trajtimi mjekësor, si dhe ndërhyrja kirurgjikale në raste të veçanta.

Specialistët rekomandojnë një trajtim dy herë në ditë më ujë të ngrohtë, për të stimuluar qarkullimin e lirshëm të gjakut dhe qetësimin e muskujve të këmbës. Edhe masazhet janë të këshillueshme për trajtimin e këmbëve, qoftë edhe vetë në kushtet e shtëpisë me një krem të zakonshëm hidratues, duke e shpërndarë atë në të gjithë gjatësinë e këmbëve, pa përjashtuar edhe putrat. Këshilla për trajtimin e këmbëve dhe duarve.

Mos i mbani këmbët në këpucë më shumë se tri orë. Trajtoji çdo ditë me ujë të ngrohtë dhe zbutës. Gjatë verës është mirë që përdorni vetëm shapka ose sandale, në mënyrë që këmbët të ajrosen sa më shumë. Burrat janë më problematikë në sëmundjet e gishtave të këmbëve. Morthi, është sëmundje që u krijohet zakonisht atyre njerëzve që i veshin çorapet e lagura ose nuk u djersitin këmbët.