Seksualiteti një dëshirë dhe instinkt i lindur

Jeta seksuale ka nevojë për angazhim dhe përkushtim. Në të duhet të ketë ndryshim, varietet, kënaqësi dhe argëtim. Gjithmonë duhet të përshtatësh një sjellje tjetër joshjeje, të tentosh një tjetër mënyrë për të arritur atë që dëshiron.

Kuptimi i lojës humbet shumë shpejt. Një ide e gabuar thotë: “Seksualiteti është instinkt, ai është një gjë e lindur”.

Nëse dua të improvizoj diçka në piano, duhet që të jem përpjekur edhe pak më përpara. Sipas ekspertëve seksualiteti ka të bëjë me eksplorimin e trupit tënd dhe atë të partnerit.

Pjesa më e madhe e çifteve në marrëdhënien e parë nuk japin më të mirën, edhe pse kanë shumë dëshirë. Çdonjëri prej tyre mëson pak nga pak si reagon tjetri për të improvizuar. Në jetën seksuale nuk ka vetëm “punë”, ndjenjë dhe dëshirë, por takim dhe braktisje. Femrat gjithmonë e kanë të vështirë braktisjen.

Gjithçka i shtyn meshkujt të bëhen edhe më të ëmbël, që të veshin edhe një zhguall, nganjëherë të shtiren edhe në anën seksuale. Por duhet që një gjë e tillë të braktiset për të arritur tek dëshira seksuale.