Sekretet që duhet të mendoni përpara se t’i rrëfeni

Nëse jeni të ndershëm me veten, atëherë nuk është shumë e vështirë për të kuptuar se cilat sekrete i përkasin kategorisë “Dritë e kuqe! Ndalo dhe trego gjithçka”. Po ato që i përkasin zonës “Ngadalëso dhe mendohu përpara se të flasësh”.

Megjithatë, nëse ka histori nga e kaluara juaj, që nuk ndikojnë në jetën tuaj aktuale, atëherë mund ta “kyçni” gojën. Ligji i Murphy-t në dashuri thotë se sa më shumë të mundohesh të ruash një sekret, aq më shumë ka gjasa që ai të dalë në shesh.

Të flasësh për lidhjet e shkuara mund të jetë një gjë e mirë, por kujdes: mos rrëfeni shumë rreth numrit të të dashurve, apo gjërave që bënit së bashku. Nuk është e nevojshme t’ia mbushni mendjen partnerit me imazhe që vështirë hiqen.