Sekretet per nje fytyre te relaksuar

Zbulimet e reja ne fushen e dermatologjise qartesojne me mire dinamiken e lidhur me plakjen e lekures se fytyres. Duke filluar nga 40 vjec lekura pergatitet per te qene me pak tonike, jo me shkelqim natyral dhe rrudhat qe me pare dukeshin pak tani fillojne te imponohen ne menyre te theksuar ne fytyre.

Motivi kryesor sipas studimeve te bera nga Universiteti i Texas Southwestern Medical Center, nuk do te ishte shume per shkak te forces se gravitetit por zbutja e yndyres nenlekurore dhe ekspozimi i tepert ndaj rrezeve ultravjollce.

Per te evituar qe lekura e fytyres te mbetet me shenjat e kalimeve te viteve ju duhet nje krem i mire me nje faktore te larte mbrojtjeje dhe ushqyerje.

Por ekzistojne edhe metodologji te thjeshta dhe natyrale per te luftuar rrudhat dhe per ti dhene lekures nje efekt lifting. Masazhet e fytyres, maskat e bera me produktet te cilat gjenden lehte ne shtepite tona ndihmojne me se miri lekuren tone nga rrudhat./ikub/