Sekrete të vogla për qerpikë perfektë

Images-90Për të forcuar qerpikët aplikoni vetëm një lëvizje të furçës pa akumuluar tepër rimel. Për një look natyral , por të kujdesshëm përdorni një furçë të vogël për të hequr rimelin e tepërt.

Për qerpikë të kthyer, nëse nuk dëshironi të përdorni pajisjen e posaçme për kthimin e tyre, atëherë aplikojeni rimelin fillimisht në pjesën e sipërme të qerpikëve të sipërm, më pas drejt pjesës së poshtme të tyre.

Ngjyrat
Rimeli i zi është klasik, veçanërisht për brunet. Për femrat me flokë më të çelët dhe vetulla të errëta duhet përdorur vetëm në mbrëmje. Përdorni rimel kafe gjatë ditës. Rimelët blu dhe jeshilë nuk janë ndër më të lëvduarit, por mund t’i  përdorni nëse ju pëlqejnë. Vetëm kujtohuni që ngjyra e rimelit duhet të ketë të njëjtën nuancë me ngjyrën e syve.
Sekrete të vogla 
Qerpikët tuaj mund të duken më të gjatë nëse filloni ta aplikoni rimelin nga majat e qerpikëve duke shkuar  në mënyrë zig-zag drejt rrënjëve. Tingëllon e komplikuar, por është një veprim i thjeshtë. Kur qerpikët janë shumë të gjatë, me majën e tyre,  njollosin kapakët duke lënë disa pika të zeza. Përdorni një kruajtëse veshësh për t’i pastruar ato. Mos e aplikoni rielin në qerpikët e poshtëm, pasi krijon një zonë të zezë përreth syrit.
E fundit dhe më e rëndësishmja – pa marrë parasysh sesa  profesionale e keni  maskarën tuaj, ju duhet ta hiqni atë çdo natë me produktin e duhur. Përndryshe do t’ju duhet të trajtoni inflamacionin e syve.