Sandalet përfekte për ditën e dasmës

Sandalet përfekte për ditën e dasmësDita e dasmës mbetet një ndër më të veçantat për vajzat dhe dëshira e tyre më e madhe është që të duken princesha në ditën më speciale për to. Sandale klasike dhe rrezëllitëse, kjo ëshë një ndër shijet më të preferuara për nuset.

Sandale me shkëlqim dhe me gurë, këto janë tendencat më të fundit që sugjerojnë dizenjues të famshëm nëpër botë. Megjithatë e rëndësishme është që gjithçka të kombinohet lehtësisht me fustanin e nusërisë.

Nga ana tjetër dizenjuesit theksojnë se sandalet gold janë gjithnjë fituese, pasi zgjidhen nga shumë nuse në ditën e dasmës.

Sandalet përfekte për ditën e dasmës

Një tjetër ngjyrë e preferuar për nuset është dhe nude, stil dhe ngjyrë e trashëguar prej vitesh.

Sandalet përfekte për ditën e dasmës

Diamantët janë “shoqet” më të mira të vajzave dhe janë gjithnjë të predispozuara për të patur një palë sandale të tilla, por iu kujtojmë se në ditën e dasmës do të ishin perfekt, transmeton tvklan.

Sandalet përfekte për ditën e dasmës

Trendi më i fundit i këpucëve të nuseve janë pikërisht këto, të cilat krijojnë në vetvete një siguri pasi janë të lidhura në mënyrën më të mirë të mundshme.