nga SekreteBukurie më August 31, 2017 Këto janë 3 femrat që duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
nga SekreteBukurie më September 13, 2017 8 gjërat që femrat duhet të bëjnë patjetër pasi kryejnë marrëdhënie seksuale
nga SekreteBukurie më September 25, 2017 Patate dhe kos, dieta që ju ndihmon të humbni 5 kg në tre ditë
HomeSeksualiteti Sa më shpesh seks, aq më mirë për shëndetinnë Seksualiteti Dihet që seksi i bën mirë jashtëzakonisht shëndetit, mirëpo përparësitë të cilat nga ai i ka trupi juaj varen ekskluzivisht nga ajo se sa ditë në javë e praktikoni. Të gjithë ekspertët seksualë dhe seksologët do të thonë që seksi është jashtëzakonisht i mirë për shëndetin, mirëpo sa të mira keni nga ai, varet vetëm nga ju. Sa më shpesh që ta praktikoni seksin, do të jeni më të shëndetshëm, ndërkaq varësisht nga numri i ditëve në javë të cilat i kaloni me lojëra të zjarrta në shtrat, do të keni pak apo shumë përparësi shëndetësore, transmeton Telegrafi. Ja si ndikon seksi tek ju në harmoni me numrin e ditëve në javë. Një herë në shtatë ditë Seksi një herë në javë pozitivisht do të ndikojnë në mbajtjen e linjës suaj trupore. Marrëdhënia seksuale ndikon në tajitje të hormonit të dashurisë oksicotinë, i cili, pos që nxit afërsinë midis partnerëve, kontribuon edhe në gjumë të qetë dhe cilësor, thotë dr. Helen Fisher, antropologe në Universitetin Rugers. Sa më shumë gjumë – më pak peshë trupore, sepse gjumi rregullon tajitje të hormoneve grelinë dhe leptinë, të cilat janë përgjegjëse për ndjenjën e urisë. Dy herë në javë Personat të cilët kënaqen duke bërë seks së paku dy herë në javë kanë 30 për qind më të lartë nivelin e imunoglobulinës, i cili organizmit i ndihmon që të mbrohet nga sëmundjet, kanë treguar hulumtimet amerikane. Nëse keni seks të rregullt, imuniteti ju është më i fuqishëm, andaj edhe janë më të vogla shanset që të prekeni nga ndonjë infeksion. Tri herë në javë Shumicës u është më argëtuese aksioni në krevat (apo ku ua do qejfi) se sa në palestër, apo jo? Seksi ngre numrin e rrahjeve të zemrës dhe shpejton qarkullimin e gjakut. Njerëzit të cilët kënaqen duke bërë seks së paku tri herë në javë i ekspozohen 50 për qind më pak rrezikut nga infarkti nga ata të cilët nuk e kanë atë mundësi, kanë treguar studimet e shkencëtarëve në Universitetin e Bristolit. Katër herë në javë Seksi i praktikuar katër herë në javë do t’i bëjë mrekulli tenit tuaj. Nëse shpesh kënaqeni me seks, më gjatë do të dukeni më të rinj. Gjatë seksit rritet prodhimi i kolagjenit, i cili pengon paraqitjen e rrudhave dhe shenjave në lëkurë, thonë mjekët e Spitalit Mbretëror në Edinburg, të cilët u morën me hulumtimin që kanë të bëjnë me këtë temë. Jeta cilësore seksuale bën që teni dhe flokët tuaj të shkëlqejnë, sepse qarkullimi i gjakut shpejtohet gjatë seksit. Vetvetiu, lëkura merr më shumë oksigjen dhe bëhet më e freskët. Gjithashtu, qarkullimi i shpejtuar i gjakut ndikon në lirimin e toksinës dhe i bën buzët më të plota. Pesë herë në javë Marrëdhëniet e rregullta seksuale na ngrenë nivelin e përgjithshëm të energjisë, na bëjnë të ndihemi më optimistë dhe më kreativë (në të gjitha sferat e jetës, jo vetëm më shtrat). Veç kësaj, marrëdhënia juaj me partnerin do të jetë më cilësore, thotë dr. Fisher. Gjashtë herë në javë Seksi na bën më të mençur. Qarkullimi i mirë i gjakut do të thotë që edhe truri të punojë më mirë, ndërkaq kur përjetojmë orgazmën dhe “eksplodimin” e hormoneve, shumica e të cilave ndikojnë edhe në forcën tonë intelektuale në mënyrën më pozitive të mundshme. Shtatë herë në javë Nëse arrin i ta praktikoni këtë, aferim ju qoftë! Pra, do të thotë që nuk lejoni që “faktorët pengues” (siç është stresi në punë) që t’ju pengojnë që të kënaqeni me jetën. Seksi i rregullt ul nivelin e stresit dhe zbut çrregullimet anskioze, të cilat janë aq të shpeshta në kohën e sotme, tregojnë hulumtimet, ndërkaq shpjegimi për këtë fshihet me siguri në tajitje të shtuar të endorfinës, e cila ju ngre libidonë dhe ju nxit të bëni dashuri. /Telegrafi/ PrapaPara
në Këshilla për lëkurë Maska natyrale që zhduk qimet e fytyrës Një nga problemet estetike më të mëdha për shumicën e grave janë qimet e fytyrës dhe shumë prej tyre shkojnë …
në Këshilla Si ta keni higjienën të përsosur, sipas shkencës Kur është fjala për rutinën tuaj ditore higjienike – duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve e deri te dushi i …
në Këshilla Ja çfarë duhet të dini para se të shkoni tek gjinekologu Kur shkojmë në një takim tek gjinekologu gjithmonë kemi disa shqetësime që kalojnë në kokën tonë. Sepse në …