Recetë natyrale për heqjen e “strijave”

Recetë natyrale për heqjen e “strijave”Më në fund e kemi gjetur zgjidhjen për të eleminuar strijat! Ky preparat bëhet shumë lehtë, kurse me përdorimin e rregullt, ofron rezultate fantastike!

Strijat shpesh ndodhin si rezultat i zgjatjes së shpejtë të lëkurës e cila është e lidhur me rritjen e shpejtë apo ndryshimit në peshë.

Përveç kësaj, disa nga shkaqet më të shpeshta për krijimin e strijave mund të jetë edhe ndryshimi hormonal që ndodh zakonisht gjatë pubertetit, shtatzënisë ose ushtrimeve intenzive me mjete.

Strijat e krijuara gjatë shtatzënisë, zakonisht gjatë tremujorit të fundit, përfshijnë zonën e barkut, gjoksit, kofshëve, vitheve dhe mollaqeve.

Pa marrë parasysh se sa e pamundur ju duket, ka mënyrë t’i eliminoni këto shenja të vogla, por duhet të kemi parasysh se për këtë nevojitet shumë këmbëngulje dhe kujdes i rregullt.

Po ju paraqesim një recetë natyrale që është bërë hit në botë, e cila bëhet shumë lehtë:

Përbërësit:

1 lugë çaji sheqer të bardhë

1 lugë vaj ricinusi (mund ta zëvendësoni me vaj ulliri apo kokosi)

1 kapsulë e vitaminës E

Udhëzim:

Përzieni të gjithë përbërësit dhe masën e fituar vendoseni në një enë qelqi, dhe lejeni të qëndrojë në frigorifer për një deri në dy javë. Pas kësaj, aplikojeni këtë në zonat e prekura me strija dhe më pas, me ndihmën e brushës së mprehtë, masazhojeni me lëvizje rrethore. E lyeni çdo ditë, dhe masazhoni trupin rreth 5 minuta.