Pupa pranverë-verë 2011

Për ata që dëshirojnë të duken seksi me këpucë pa take, ju paraqesim trendet për pranverë-verë 2011, që janë zgjidhje e kritikuesve të modës në një galeri.

Si dhe te këpucët me take të larta, kështu edhe këtu mbizotërojnë ngjyrat dhe modelet e ndryshme.

Kush do të thoshte se nuk mund të dukeni bukur me këpucë pa take. Sigurisht, jo çdo kush dëshiron të mbath këpucë me take të larta.

Për në punë apo për në plazh apo për kafe në qytet, këpucët pa take janë të mira për të lëvizur shpejtë nëpër qytet dhe përshtatshmëri para se gjithash.

Nëse jeni adhurues i këpucëve pa take, shikoni galerinë dhe trendet për pranverë-verë 2011 dhe gjeni çiftin tuaj të preferuar.