Puberteti në rrezik nga kimikatet që mban kozmetika

Kimikatet me të cilat janë në kontakt të përditshëm gratë e reja dhe vajzat në fazat e pubertetit përbëjnë një rrezik serioz për shëndetin e tyre.

Kjo është në bazë të një studimi të ri nga Shkolla e Mjekësisë në Nju Jork, i cili hap skenare shqetësuese për të rinjtë që përballen çdo ditë me kimikate të tilla si phenols, phthalates dhe phytoestrogen.

Të gjitha këto substanca janë të njohura për shkaktimin e çrregullimeve endokrinale, të cilat ndikojnë direkt në sistemin hormonal dhe atë të trupit.

Hulumtimet kanë treguar se fazat e hershme të pubertetit tek vajzat mund të jenë nën efektet sociale e mjekësore, duke përfshirë edhe kancerin dhe diabetin më vonë në jetë”, pohon studimi.

Problemi sipas hulumtuesive, qëndron në faktin se këto substanca janë të pranishme në shumë produkte të cilat përdoren çdo ditë.

Këto përfshijnë produkte bukurie si furçë thonjsh, kozmetika të ndryshme, parfume, shampo, kremra dhe kështu me radhë.

Ekspozimi i lartë i kimikateve të caktuara ka qenë i lidhur me zhvillimin e gjirit në fillim, duke vijuar më pas me çrregullime të tjera.