Pse shtojmë peshë gjatë muajve të ftohtë

Sipas mjekëve britanikë, gardëroba e ngrohtë, të cilën e veshim me ardhjen e ditëve të ftohta, mbulon trupin dhe ne mendojmë më pak në të, pra nuk duhet çuditur pse mesatarisht shtojmë peshë prej 1.5 deri në 2 kilogramë gjatë dimrit.

Ekziston një teori sipas së cilës jemi të programuar gjenetikisht që në vjeshtë të akumulojmë dhjamin në mënyrë që të mundemi ta mbijetojmë dimrin”, shkruan gazeta britanike “Daily Mail”.

Problemi është, megjithatë, në faktin që më nuk kemi nevojë të mbledhim dhjam sepse kemi ushqim të mjaftueshëm gjatë tërë vitin”, shpjegojnë mjekët.

Në oreksin e shtuar gjatë ditëve të ftohta, gjithashtu, ndikon edhe melatonini, i ashtuquajturi “hormon i gjumit” i cili prodhohet më shumë gjatë verës dhe vjeshtës dhe i cili te disa njerëz shkakton ndjenjën e urisë.

Mjekët thonë se si arsye e shtimit të peshës është edhe ndryshimi i llojit të ushqimit, i cili gjatë këtyre stinëve përmban më shumë yndyrë dhe kalori, por edhe gjendjet e depresionit të cilat zakonisht përcjellin këto stinë, ndërsa të cilat disa njerëz i “shërojnë” me ushqime të ëmbla. Mungesa e vitaminës D mundet, gjithashtu, të ndikojë në peshë, edhe pse një gjë e tillë ende nuk është dëshmuar nga shkenca.