Pse nuset dhe vjehrrat nuk shkojne mire bashke?

Dihet qe nuset dhe vjehrrat kurrsesi nuk mund te gjejne gjuhe te perbashket. Nuset na zbulojne pse.

Kohet ndryshojne, por problemet ne marredheniet mes nuseve dhe vjehrrave mbesin te njejta. Bashkeshortet e reja ankohen qe vazhdimisht kritikohen nga vjehrrat dhe qe per se tepermi u perzihen ne jete.

Madje nje nga kater gra konsideron qe vjehrra e tyre eshte e obsesionuar me kontrollin, qe perzihet ne gjithcka dhe qe eshte paksa shpirtkeqe, ka treguar hulumtimi i kryer ne 2000 femra.

Faqja e internetit “Netmums” ka hulumtuar marredheniet mes nuseve dhe vjehrrave moderne, por duke gjykuar sipas rezultateve shume pak kane ndryshuar gjerat, shkruan Daily Mail.

Femrat kane akuzuar vjehrrat qe cdo dite imponohen dhe sillen sikur ato dine gjithcka me mire. Nje e treta e te anketuarave ka zbuluar qe vjehrrat kerkuese ua kane shkaktuar ndjenjen qe nuk jane sa duhet bashkeshorte te mira.

Shume nuse per shkak te marredhenieve te tilla jane te detyruara te shperngulen, dhe nuk eshte rast i rralle qe prishen edhe martesat.

“Do te duhej te provoni te gjeni gjuhe te perbashket me nenen e bashkeshortit tuaj, edhe pse kjo ndonjehere do te thote qe duhet te kafshoni gjuhen”, thote Siobhan Frigard, nje nga themeluesit e faqes “Netmums”.

Duke gjykuar sipas statistikave, kjo do te jete veshtire. Madje 24 per qind marredhenien me vjehrren e kane pershkruar me epitetin “e tmerrshme”. 16 per qind e nuseve mendojne qe nena e te dashurit te tyre eshte shpirtkeqe, 22 per qind qe eshte e pasjellshme, 25 per qind qe deshiron te kontrolloje, ndersa 35 per qind qe i pelqen te gjykoje dhe 32 per qind qe per se tepermi u perzihet ne jete.

Marredhenia mes tyre eshte aq e keqe sa qe 24 per qind te femrave e konsiderojne me stresuese sesa shperngulja, ndersa 14 per qind me te keqe se te perzierat e mengjesit. Vjehrrat sigurisht do te shpreheshin me argumente te ngjashme, por per anen e kundert.