nga SekreteBukurie më August 31, 2017 Këto janë 3 femrat që duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
nga SekreteBukurie më September 13, 2017 8 gjërat që femrat duhet të bëjnë patjetër pasi kryejnë marrëdhënie seksuale
nga SekreteBukurie më September 25, 2017 Patate dhe kos, dieta që ju ndihmon të humbni 5 kg në tre ditë
HomeKëshilla për fytyrë Pse nuk duhet të përdorësh sfungjer sa herë aplikon pudrën në fytyrë?në Këshilla për fytyrë Një nga veprimet e përditshme të bukurisë që mund të mos i kesh kushtuar rëndësinë e duhur është aplikimi i pudrës me fungjer. Sa shpesh e bën këtë gjë? Çdo ditë, apo jo? Sfungjeri është bërë një mjet i domosdoshëm në çantën e çdo artisti grimi. Megjithatë, sfungjerët e bukurisë kërkojnë më shumë kujdes dhe higjienë. Disa ekspertë kozmetike argumentojnë pse nuk duhet të përdorësh sfungjerin për të aplikuar pudrën. Duken argumente bindëse: Sfungjeri i grimit mund të jetë një prej terreneve më të mira për të mbledhur mikrobet, nëse nuk e lan siç duhet. Duhet të pastrohet para çdo përdorimi. Në të kundërt, thjeshtë po rrezikon që mikrobet të përhapen në të gjithë fytyrën. Image Sfungjerët, përgjithësisht janë të vështirë për t’u larë dhe për t’u sterilizuar. Por ki parasysh se kanë edhe një limit jetese, maksimumi mund të zgjasë 2-3 muaj. Nëse nuk e pastron sfungjerin pas çdo përdorimi, ai nuk ka të njëjtin efekt me kalimin e kohës. Grimi i mbetur mund të shkaktojë më shumë vështirësi për pamjen, duke e bërë edhe produktin të vështirë për përzierje. Megjithatë, nëse investon në një furçë të mirë grimi, mund të zgjasë edhe me vite. Image Nuk mund të përdorësh lehtësisht një sfungjer mbi të cilin janë përzier lloje të ndryshme produktesh grimi, sepse pamja do të jetë një gjë e ngatërruar. Dhe më e rëndësishmja, sfungjeri i grimit thith një sasi të madhe pudrës. Kjo, kuptohet, është një humbje e madhe e produktit, veçanërisht nëse është nga markat më të shtrenjta. Në mënyrë që të shpëtosh pudrën, deri në pikën e fundit, aplikoje me një furçë me mikrofiber. Është e qëndrueshme, të ndihmon për të mbuluar zonjat që ke nevojë dhe është mjaft praktike. Pasi ta kesh përdorur furçën, mund të përdorësh më pas edhe sfungjerin. /Telegrafi/ PrapaPara
në Këshilla për lëkurë Maska natyrale që zhduk qimet e fytyrës Një nga problemet estetike më të mëdha për shumicën e grave janë qimet e fytyrës dhe shumë prej tyre shkojnë …
në Këshilla Si ta keni higjienën të përsosur, sipas shkencës Kur është fjala për rutinën tuaj ditore higjienike – duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve e deri te dushi i …
në Këshilla Ja çfarë duhet të dini para se të shkoni tek gjinekologu Kur shkojmë në një takim tek gjinekologu gjithmonë kemi disa shqetësime që kalojnë në kokën tonë. Sepse në …