Pse një filxhan kafe është stresues për organizmin?

Kur ndihemi të lodhur, sasia e sheqerit në gjak rritet, dhe befasisht bie menjëherë, prandaj na nevojitet diçka që të na disponojë.

Atëherë zakonisht sytë drejtojmë tek një filxhan i ngrohtë me kafe. Organizmin nën stres e lëshon adrenalina, e cila organizmit i ndihmon ta luftojë stresin.

Më pas, kortizoli rrit shtypjen e gjakut, sasinë e sheqerit në gjak dhe e dëmton sistemin nervor. Pijet e ndryshme që përmbajnë kafeinë, si kafeja, kola dhe çaji, stimulojnë prodhimin e adrenalinës, që për organizmin do të ishte normale vetëm në raste ekstreme, e në këtë mënyrë në mënyrë drastike rritin sasinë e sheqerit në gjak. Mirëpo, shumë njerëz kafenë dhe çajin e konsumojnë shumë herë brenda ditës.

Ashtu siç edhe thamë, nëse organizmi për një kohë të gjatë është nën stres, gjëndrat sekretojnë kortizolin, i cili e dëmton sistemin nervor.

Në këtë mënyrë kafeina dhe stimuluesit e tjerë ndikojnë në trup. Mirëpo, nëse dikush ka sasi të ulët të sheqerit në gjak, konsumimi i kafesë, ëmbëlsirave në organizëm do të ndikojë si ilaç. Pos kësaj, kafeina ndikon edhe në ekuilibrin e glukozës në gjak dhe në këtë mënyrë e rrit rezistencën ndaj insulinës, e cila rregullon sasinë e sheqerit në gjak. Kjo në të shumtën e rasteve edhe shkakton lodhje.

Trupi dhe mendja janë shumë të ndjeshëm në mekanizmin e glukozës dhe sasinë e hormoneve. Përfundimisht, organizmi është aq i lodhur si pasojë e streseve të shumta ditore (nikotinës dhe kafeinës) dhe ushqimit, kështu që nuk mundet në mënyrë adekuate të reagojë dhe metabolizmi e humb ekuilibrin. Organizmi me metabolizëm të ç’orientuar zhvillon sëmundje të ndryshme dhe fillon krijimin e qelizave dhjamore.