Pse na dhemb shpina?

Pse na dhemb shpina?Dhimbjet e shpinës janë shkaku më i madh i paaftësisë për punë, si rezultat i hulumtimit të kohëve të fundit. Disa nga arsyet e dhimbjes së shpinës janë të dukshme: Jeni vendosur në mënyrë të gabuar kur keni ngritur fëmijën ose ngarkesa të tjera, keni luajtur futboll tërë ditën, për herë të parë pas dy dekadash.

Megjithatë, shpesh ndodh që shkaqet e dhimbjes janë të paqarta. Ja çfarë mund të jetë shkaku i dhembjeve në shpinë?

– Muskujt e dobët abdominalë: Shkaku mund të jenë muskujt e dobët të barkut. Është e nevojshme të bëni ushtrimet e barkut për pesë minuta në ditë.

– Infeksioni vertebral: Rezonanca magnetike mund të tregojë modele të pazakonta në shpinë. Në një studim, hulumtuesit kanë marrë mostrën e rruazave të shpinës te pacientët që kanë operuar disk hernia-n. Ata kanë zmadhuar strukturat dhe gjetën se gati gjysma e pacientëve kishin infeksione të indeve kurrizore.

– Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë: Në diskun e mesit është një substancë si-xhel, kërc intervertebral, e cila quhet “nukleus pulposus”. Derisa lëvizni, lëngu vertebral derdhet vazhdimisht brenda dhe jashtë. Por, pas disa orësh ulur, ka pasur një pompim të lëngjeve, por jo edhe kthimi i tyre në rruaza të shpinës. Prandaj, shtylla kurrizore bëhet më pak elastike dhe më lehtë vjen deri te lëndimet.