Pse femrat bëjnë thashetheme?

Shumica e femrave nuk mund t’i rezistojnë një seance të mirë të thashethemeve. Ato kanë nevojë themelore që me fjalë të tregojnë brengosjen për të tjerët, pohojnë disa ekspertë, prandaj edhe bëjnë më shumë thashetheme.

Dëshira rrjedh nga nevoja e thellë që të mbrohet komuniteti në të cilin jetojmë, konsideron John M. Locke, profesor i linguistikës.

“Fjala thashetheme ka konotacion negativ, por thashethemxhinjtë, në njëfarë kuptimi, sillen si kujdestarë të kodit moral të komunitetit. Një studim ka treguar që ata që bëjnë thashetheme kryesisht kanë qenë të brengosur për femrat që janë shtëpiake të këqija, nëna të këqija ose imorale. Këto janë kërcënime për secilën femër në komunitet, prandaj llafxhoret kanë të gjithë arsyet e mira për të folur për ato gjëra”, ka shpjeguar Locke.

Meshkujt, në anën tjetër, më shumë merren me atë që të tregojnë forcën e vet dhe mburrjen e hapur para femrave, prandaj krijojnë situata në të cilat mund të kenë duele verbale me rivalët potencial. Prandaj, njëri-tjetrit i thonë gjëra për shkak të cilave mund të duken të ashpër, siç janë shakatë në llogari të flokëve të rënë, ose stomakut të fryrë nga birrat.

Femrat kurrë nuk do ta bënin në gjë të tillë. Ato, pohon profesori, së pari e shoshitin mirë situatën me miket e afërta dhe atëherë e thonë në fytyrë atë çka kanë. Sipas Locket, kjo është sepse vajzat duke zbuluar sekretet e tyre të vogla dhe ato të të tjerëve krijojnë lidhje më të afërt me personat që flasin. Por aty nuk ka zbulim të gjërave të rëndësishme, sepse mund t’i dëmtojë nëse përhapen, veçanërisht nga ana e rivaleve. Prandaj thashethemet dhe besimi duhen të jenë reciproke.