Proteina artificiale

Në kërkim të një mjeti kundër vlerave të këqija të kolesterolit, shkencëtarët e universitetit amerikan Northwestern raportojnë për një mundësi të re. Arritën të prodhonin kolesterol artificial HDL.

Kolesteroli HDL vlen si kolesterol “i mirë”, nga i cili pacientët duhet të kenë shumë në gjak, krahasuar me kolesterolin “e keq” LDL, vlera e të cilit është shpesh e lartë.

Në eksperimente laboratorike, kolesteroli sintetik (artificial) HDL ishte në gjendje të lidhte kolesterolin e lirë. Kështu ndoshta mund të pengonte efektet e dëmshme në enët e gjakut. HDL sintetike do të ndërtohet në laborator dhe është e ngjashme në madhësi dhe në vetitë e sipërfaqes me kolesterolin natyral HDL.

Në këtë eksperiment është ndërtuar një sfungjer për kolesterolin e dëmshëm. HDL sintetike mund të funksiononte si një bazë për medikamentet kundër kolesterolit. Ka medikamente, të cilat ulin vlerat e kolesterolit “të keq” LDL, por është e vështirë, për të rritur kolesterolin “e mirë” HDL.

Deri në një aplikim të mundshëm të HDL sintetike tek njeriu do të kalojnë ende disa vjet, në të cilët mjekësia duhet të vërtetojë fillimisht mungesën e efekteve anësore negative për organizmin.

Kolesteroli është jetësor për të gjitha qelizat në trupin njerëzor. Megjithatë kjo vlen kur HDL dhe LDL janë në ekuilibër.