Produktet kozmetike për një bukuri të qëndrueshme

Produktet kozmetike të së ardhmes do të mbajnë të gjitha aromë lulesh. Ose më mirë erë mëllage, rigoni, trëndafili, kamomili të ardhur nga kultivimet biologjike, por në gjendje të sfidojnë produktet kimike dhe ta shndërrojnë kozmetikën biologjike në mjetin më efikas dhe më të shëndetshëm për të luftuar rrudhat dhe plakjen e lëkurës.

Duket se kjo modë e re po bind edhe përdorueset më fanatike që mendojnë se “natyralja është gjithmonë e bukur, por për një krem antirrudhë efikas përbërësit kimikë janë të domosdoshëm”.

Por nuk është kështu”, tregon Elisabeth Arajo, drejtoresha e përgjithshme e Sanoflore, laboratori i kozmetikës biologjike i krijuar në vitin 1986 në parkun kombëtar të Vercos, në Francë dhe i blerë nga “L’Oreal” në vitin 2006 me objektivin për ta bërë lider në kozmetikën biologjike: “Kemi parë se esencat vajore japin rezultate që mund të krahasohen me ato të produkteve tradicionale që përmbajnë elemente kimike”.

Esenca e nxjerrë nga lulet e limonit ka një efekt oksidues të krahasueshëm me vitaminë C apo barbaroza që stimulon rigjenerimin e lëkurës me një veprim të ngjashëm me atë të retinolit, përbërësi i padiskutueshëm i kremrave më të mirë antirrudhë. Pastaj është edhe vaji i cisto-s, një esencë mesdhetare, vetitë rigjeneruese dhe anti-inflamatore të së cilës janë përdorur shumë pak deri më tani. I mirë është edhe qiparisi, vaji i të cilit stimulon prodhimin e glukosamiglikaneve që e furnizojnë lëkurën me ujë.

Me pak fjalë e ardhmja e kozmetikës është bio? Kjo nuk dihet, por ajo që mund të thuhet me siguri është se ky sektor është në rritje të vazhdueshme. Brenda një viti janë rritur me 23 për qind produktet që kanë arritur të certifikohen nga Instituti për Certifikim Etik dhe Ambiental: plot 2847 nga të cilat 409 kremra për fytyrën, 309 për trupin, por edhe produkte për flokët (213) dhe dushin.

Në rritje është edhe xhiroja e tyre vjetore që për vitin 2009 kapi shifrën e 8 milionë eurove (me një rritje prej 5 për qind në krahasim me vitin e kaluar) dhe firmat kozmetike të certifikuara, të rritura me 1/5 brenda vitit, përveç kolosit “L’Oreal-Sanoflore” janë edhe marka të tilla si: Argital, Derbe, Lakshmi, Guaber L’Angelica, Specciasol.

Më të befasuar nga rezultatet e arritura janë ata që merren direkt me këtë punë. “Kozmetika natyrale është një revolucion i vërtetë që imponon një ndryshim mentaliteti krahasuar me siguritë që mund të ofrojnë produktet me elemente kimike”, shpjegon Christine Guion, drejtoreshë e kërkimit të “Sanoflore”.

Kozmetika kimike punon vetëm mbi një parim të caktuar. Në një esencë vajore gjenden nga 50 deri në 200 molekula aktive që bashkohen në mënyrë të ndryshme mes tyre në varësi të sezonit, të klimës, të prejardhjes. Pikërisht ndërveprimi mes tyre e bën më efikas”. E duhet të jetë e vërtetë, pasi një gjigant i kozmetikës klasike si “L’Oreal” i është bashkuar kësaj nisme me shumë dëshirë, pasi bleu strukturën origjinale të “Sanoflore”.

Laboratori i kultivimit ndodhet në qytezën Giorgos-et-Lozeron brenda parkut rajonal të “Vercors” kushtet klimaterike të së cilit garantojnë bimë të pasura me shumë veti. Janë pikërisht kultivuesit e zonës ata që ofrojnë pjesën më të madhe të bimëve të përdorura. “Punojmë edhe me furnizues të jashtëm.

Agrume që vijnë nga Italia, karafil nga Madagaskari dhe esenca të tjera nga Amerika e Jugut. Po ashtu mbajmë kontroll të vazhdueshëm për të identifikuar vajrat e pasura me shumë veti apo të evitojmë bimët që janë në rrezik zhdukjeje”, shpjegon Araujo. Laboratori punon mbi dy lloj produktesh: esencat vajore dhe hidrolite: bimët e mbledhura distilohen ku mund t’u nxirret përmes avullit komponenti aromatik i tyre.

Duhen 7 tonë lule limoni për të nxjerrë një litër esencë vajore, që gjithashtu nuk mund të përdoret e vetme, por duhet përzierë me vajra vegjetalë”, kujton Guion. Pastaj çdolloj vaji esencial u nënshtrohet analizave si kromatografia për të përcaktuar potencialitetin.

E njëjta procedurë distilimi konsiston në prodhimin e ujërave aromatikë të distiluar dhe substanca të tjera të dobishme që gjenden te bima. “Është një produkt akoma jo shumë i njohur, që po i studiojmë vetitë”, shpjegon Guion.

Analizat dhe testet në “Sanoflore” zhvillohen në laboratorin e vogël të vendosur në kopshtin botanik, në sinergji me laboratorët e Parisit, nga ku vjen lëkura e ndërtuar in vitro për të testuar efikasitetin e formulave. Rezultati i gjithë kësaj janë produktet shumë të thjeshta pas të cilave qëndron një punë e madhe kërkimore. Me pak fjalë, një revolucion me imazhin tradicional të kësaj industrie.

Kjo na bën të tregojmë se agrikultura biologjike nuk është një utopi”, tregon Pierre Lartaud, përgjegjës i projekteve “Kërkim dhe zhvillim”. Pas kopshtit ndodhet impianti i kompozimit ku përfundojnë mbeturinat e distilimit që pastaj do të groposen.

Sfida është puna që ne bëjmë me produktet e gjalla. Është një revolucion që ndryshon mënyrën dhe efikasitetin e produkteve kozmetike”, shpjegon Caorinne Ferraris, përgjegjëse e koordinimit shkencor. “Duam të propozojmë dhe të hedhim në treg produkte efikase duke zëvendësuar silikonin dhe përbërës të tjerë sintetikë me lëndë natyrale.

Po ashtu, duam t’i sigurojmë klientët për sigurinë maksimale. Të mos eliminojmë vetëm substancat kimike, por edhe ato që në të ardhmen mund të cilësohen të suksesshme”. Në kremrat bio nuk ka përbërës inertë.

Uji dhe pjesa e yndyrshme janë zëvendësuar nga hidolitet, esencat vajore apo yndyrat vegjetale si gjalpi i Karite, që kanë aktivitet ushqyes dhe përbëjnë pjesën mbrojtëse të lëkurës”, saktëson Guion. Edhe parfumi nuk është përbërës i shtuar, por një karakteristikë e përbërësve.

Zakonisht, parfumieri duhet të gjejë një parfum të këndshëm që të mbulojë aromën bazë, ku përdorim përbërës që kanë një aromë të tyren ndaj duhet t’i përpiqemi t’i dozojmë në mënyrë të që jenë të këndshme dhe jo shumë të forta”, shpjegon Mailis Richard.

“Tradicionalisht kozmetika bio nuk u kushton ndonjë rëndësi të veçantë parfumeve, sepse përbërësit kanë një aromë të vetën natyrale. Por edhe ato kanë rëndësinë e vet. Pastaj janë edhe vajrat që kanë një aromë shumë të fortë dhe kjo na jep bezdi ndaj duhet gjetur gjithmonë proporcioni i duhur. Sepse produktet kozmetike bio kanë nisur të bëhen produktet më të dashura dhe më të pëlqyera nga të gjithë”, përfundon Arujo. (shqip)