Problemet seksuale femerore

Humbje e deshires seksuale, veshtiresi ne arritjen e orgazmes dhe problemet e ndryshme femerore qe lidhen me marredheniet seksuale kane apasionuar nder vite hulumtues te fushes se mjekesise dhe psikologjise, se fundmi ofrohen edhe ide interesante per nje debat te apasionuar mbi keto ceshtje qe shqetesojne gjithnje e me shume jeten e nje femre dhe marredhenien e dashurise ne cift.

Sipas revistes prestigjoze “The British Medical Journal” gazetari amerikan Ray Moynihan ngreh hipotezen se problemet seksuale femerore jane produkt i nje semundjeje te re dhe akoma te panjohur.

Nje nga problemet kryesore te ketyre shqetesimeve eshte edhe perkufizimi i tyre. Mosfunksionimet seksuale ose problemet seksuale femerore perfshijne nje grup mjaft heterogjen te problemeve si: mungesa e deshires seksuale, orgazme e vonuar ose munges e saj, neveri seksuale, dhimbje gjate, para apo pas raportit seksual, lodhje etj.

Zakonisht keto shqetesime permblidhen ne termin DSF. Edhe pse ky percaktim eshte shume i pergjithshme, nje studim i publikuar ne revisten amerikane mjekesore njofton se ekziston nje frekuence e habitshme e ketyre crregullimeve. Sipas ketij studimi te kryer nga disa sociologe, rreth 43% e grave vuajne nga DSF-ja. Studimi u kryer mbi nje kampion prej 1.749. Kampionit te studimit u jane drejtuar shtate pyetje ne lidhje me veshtiresite seksuale ata kishin perjetuar nje periudhe te pakten dy muaj gjate vitit te kaluar.

Sipas mjekut John Bancroft pas nje shqetesimi seksual femeror shpesh fshihet stresi, kercenimi, dhimbja dhe te gjitha kontraditat dhe veshtiresite qe perjeton nje femer ne jeten e saj dhe ne marredhenien e saj te dashurise. John Bancroft ve theksin ne domosdoshmerine e perkufizimit te sakte te kesaj semundjeje, gje qe do te lehtesoje diagnostifikimin e saj dhe identifikimin e terapive dhe medikamenteve trajtuese dhe kuruese, duke permiresuar jeten seksuale jo vetem te gjinise femerore, por te ciftit.

Duhet treguar kujdes qe te mos injorohen rreziqet reale te cilat shfaqen fillimisht me probleme te tilla si mungese lubrifikimi, dhimbje gjat marrdhnieve seksuale, etj dhe nese ndesheni me keto shqetesime duhet te drejtoheni te mjeku per te marre keshillat e duhura qe thuajse jane gjithnje te njejta nga cdo mjek.

Disi me e veshtire per te patur nje mendim keshillues unanim eshte kur filtete per probleme te tilla si arritja e orgazmes apo humbja e deshires seksuale. Ajo qe i bashkon te gjithe mjeket dhe specialistete eshte fakti se ne keto crregullime ndikojne njeheresh si faktoret biologjik, kimik e fizik ashtu edhe ato psikologjik e social dhe se kjo semundje e re duhet studiuar dhe ekzaminuar gjithnje e me shume dhe nje gje e tille duhet nisur nga percaktimi i nje diagnoze te sakte dhe te detajuar .