nga SekreteBukurie më August 31, 2017 Këto janë 3 femrat që duhet të martoheni, sipas shenjës së horoskopit
nga SekreteBukurie më September 13, 2017 8 gjërat që femrat duhet të bëjnë patjetër pasi kryejnë marrëdhënie seksuale
nga SekreteBukurie më September 25, 2017 Patate dhe kos, dieta që ju ndihmon të humbni 5 kg në tre ditë
HomeShëndeti & Dieta Preparatet natyrale për luftën kundër inflamacionit të telave të zëritnë Shëndeti & Dieta Një nga format më të këqija të ftohjes me siguri është laringitisi, respektivisht inflamacioni i telave të zërit, që mund t’ua nxijë jetën. Kur vjen deri të inflamacioni dhe telat e zërit ënjten, zvogëlohet mundësia e punës së tyre normale dhe vjen deri te ngjirja e zërit apo paaftësia totale për të folur. Kur ju ndodh diçka e tillë, më e keqja që mund të bëni është të flisni, sepse problemi vetëm sa do të përkeqësohet. Nëse është disi e mundshme – heshtni, dhe madje shmangeni edhe pëshpëritjen sepse besoni apo jo, edhe ajo i tendos telat e zërit njëjtë si edhe bërtitja. Po ashtu, mos e tendosni fytin duke tentuar ta pastroni zërin përmes kollitjes, sepse jo vetëm që nuk do t’u ndihmojë kjo, por madje edhe do të përkeqësojë tërë situatën. Nëse megjithatë ekziston nevoja për kollitje, tentoni që ta amortizoni sa më shumë që mundeni. Pijet e ngrohta Telat e zërit mund t’i shëroni në shtëpi, si edhe çdo inflamacion tjetër të fytit, por nëse situata nuk përmirësohet në katër ditët e ardhshme, gjithsesi vizitoni mjekun i cili do t’ua përshkruajë terapinë e nevojshme. Sepse, për shkak të inflamacionit jo vetëm që mund të vijë deri te inflamacioni i telave të zërit, por mund të paraqitet edhe gjakderdhja, krijimi i nyjave, polipeve dhe cistave. Siç kemi theksuar tashmë, ilaçi më i mirë për laringitis është heshtja, por kjo nuk do të thotë që nuk duhet të merrni edhe masa tjera të caktuara për ta lehtësuar atë apo madje shëruar inflamacionin. Për të lehtësuar ndjenjën e pakëndshme në fyt, pini deri tetë gota ujë të vakët apo çaj në ditë (jo të nxehtë). Shumë e rëndësishme është që të mos vijë deri te tharja e fytit. Sa i përket çajeve për lehtësim të laringitisit, më i miri është ai që është bërë nga agnushja (Marrubium vulgare) ose lëpushka (Verbasci flos). Por, ndoshta çaji më i mirë për proceset e përgjithshme inflamatore në fyt është çaji i sherbelës në të cilin mund të shtoni një lugë mjaltë. 176785964 Çaji nga altea është ndoshta më shumë i njohur si çaj për qetësimin e kollitjes, por ai për shkak të mukozës së vet që e lë në fyt, mund të ndikojë në mënyrë qetësuese edhe në tela të zërit, dhe të parandalojë tharjen e fytit. Në 2 decilitra ujë të vluar hidhni një lugë të bimës shëruese dhe prisni që të ftohet lehtë, filtrojeni dhe pijeni. Avulli dhe lagështia Një nga ilaçet më të njohura popullore për shumicën nuk është i këndshëm, por kur bëhet puna pick, gati nuk ka person që nuk do ta pijë. Ajo që duhet të bëni është të përgatisni lëng nga qepa, çdo disa orë të pini nga dy lugë dhe pas kësaj të merrni një lugë mjaltë. Përgatisni një limonadë të mirë me mjaltë (me ujë të vakët), dhe në të mund të vëni edhe një majë të piperit të kuq. Pijeni disa herë në ditë. Inhalohuni disa herë në ditë, nëse është e nevojshme, por më së miri është para gjumit. Ngroheni ujin dhe në të vëni pak kamomil ose livandë apo mente, apo ndonjë vaj eterik, dhe thitheni avullin, transmeton Koha.net. Merrni frymë thellë që avulli të kalojë përmes gojës dhe të arrijë deri tek mushkëritë. Lagështia me siguri do të relaksojë telat e zërit dhe shumë shpejt do të ndiheni më mirë. Përkujdesuni që hapësira në të cilën qëndroni dhe flini të ketë edhe enën për lagështim të ajrit. Kur jeni jashtë, merrni hapa për fyt, bonbone dhe guma përtypëse, sepse me rritjen e prodhimit të pështymës do të lagështohet fyti. PrapaPara
në Këshilla për lëkurë Maska natyrale që zhduk qimet e fytyrës Një nga problemet estetike më të mëdha për shumicën e grave janë qimet e fytyrës dhe shumë prej tyre shkojnë …
në Këshilla Si ta keni higjienën të përsosur, sipas shkencës Kur është fjala për rutinën tuaj ditore higjienike – duke filluar nga pastrimi i dhëmbëve e deri te dushi i …
në Këshilla Ja çfarë duhet të dini para se të shkoni tek gjinekologu Kur shkojmë në një takim tek gjinekologu gjithmonë kemi disa shqetësime që kalojnë në kokën tonë. Sepse në …