Pijet dietetike na trashin

Kur duam të humbim në peshë, shpesh konsumojmë pije me kalori të pakët, mirëpo një hulumtim dhjetëvjeçar ka treguar se këto pije përkundrazi na trashin, sidomos në regjionin e belit.

Shkencëtarët gjatë një periudhe dhjetëvjeçare kanë përcjellë 500 njerëz, të cilët konsumojnë pije me pak kalori dhe kanë ardhur në përfundim se ato i kanë trashur.

Ata të cilët kishin pirë nga dy pije të tilla në ditë, ishin zgjeruar pesë herë më shumë në regjionin e belit, në krahasim me ata që asnjëherë nuk kanë pirë lëngje me më pak kalori.

Këto të dhëna i kanë nxitur shkencëtarët amerikanë që tashmë rekomandojnë vetëm konsumimin e ujit, i cili është më i shëndetshëm se çfarëdolloj pije tjetër.

Ndërsa nëse dikush nuk mund t’u ikë lëngjeve, atëherë mjekët rekomandojnë që të konsumojnë pije me sasi normale të sheqerit, dhe kurrsesi dietetike.

Duke qenë se trashësia e belit është e lidhur me sëmundjet e zemrës, diabetin dhe kancerin, ky studim ka treguar se të gjithë njerëzit duhet të zvogëlojnë konsumimin e pijeve me kalori të pakët. /Telegrafi/