Përse femrat braktisin të dashurit?

Ndarjet janë shndërruar në një fenomen i zakonshëm në ditët e sotme, por arsyet janë të njëjta pothuajse për të gjithë.

Një revistë angleze, “The Cosmopolitan”, u shndërrua në organizatore të një ankete për të zbuluar se cilat janë arsyet kryesore që shtyjnë femrat të prishin një marrëdhënie.

Për të gjetur dhjetë motivet më të shpeshta, u pyetën 1 400 femra, rreth zhgënjimeve të pësuara në jetën e tyre sentimentale

10 – Sipas deklarateve të të intervistuarave, arsyeja e dhjetë më e rëndësishme e ndarjeve është raporti seksual. 15,7% e femrave u shprehën se mosqënia në nivelin e duhur në krevat i partnerit, i ka bërë të prishin raportin.

9 – Me 18,9%, arsyeja e nëntë më e shpeshtë është mungesa e interesit të mashkullit ndaj familjes së vajzës.

8 – Marrëdhëniet në distancë janë një tjetër argument kryesor në dhënien fund të raportit. 20,2% e femrave nuk do të ishin të gatshme të pranonin distancën.

7 – Ambicia e pakët e partnerit, i cili ndihet mirë me vendin e punës që ka dhe nuk dëshiron të bëjë karrierë është arsyeja e shtatë më e shpeshtë e ndarjeve, me 20,6%.

6 – 21,1% e femrave kanë prishur një raport sepse mashkulli përkrah tyre nuk ishte aspak romantic dhe aspak i vëmendshëm ndaj datave të rëndësishme apo dhuratave.

5 – Një arste e fortë është edhe dëshira për të qenë e vetme. 21,1% e të intervistuarave kanë ndierë këtë nevojë gjatë një lidhjeje.

4 – Sherret e vazhdueshme e shkatërrojnë pothuajse gjithmonë një raport. 29,1% e femrave pranuan se janë ndarë të paktën një herë për këtë arsye.

3 – Humbja e besimit mund të jetë po aq e dëmshme për një raport sa edhe tradhëtia. 29,7% cituan këtë arsye.

2 – Tradhëtia është arsyeja e dytë më e shpeshtë përse femrat braktisin një mashkull. 36,6%, ose më shumë se një në tre femra, i ka dhënë duart partnerit për këtë arsye.

1 – Arsyeja kryesore, humbja e dashurisë. Fraza “nuk të dua më” ka çuar 39,7% të femrave në ndarje.