Perdorni shkallet, ben mire per shendetin

Shumë vite më parë, kur ashensorët ende nuk ishin vënë në përdorim, të gjithë lëviznim nëpërmjet shkallëve, duke bërë në të njëjtën kohë dhe disa lëvizje të përshpejtuara për shëndetin tonë.

Por ja që ditët e sotme, ku jeta është më aktive dhe shpesh mundohemi të gjejmë mundësinë të lëvizim me shkallët lëvizëse, për shumë mjekë është e patolerueshme.

Sipas një studimi, të lëvizësh me shkallë, kursen mjaftë kohë në raport me ashensorin, kjo duke iu referuar një dite pune të një mjeku në spital, ku 15 minuta janë në favorin e tij. Ky studim është kryer nga Thomas Wilson në Kanada, ndërsa është publikuar online në “Canadian Medical Association Journal”.

Ndërkaq, duke iu referuar studimeve të kryera vite më parë, mjafton të përdorësh ashensorin për të shtuar rrezikun dhe shfaqur diabetin e sheqerit. Të paktën kështu pretendojnë një ekip shkencëtarësh të Universitetit të Misurit në një studim të publikuar në revistën ”Journal of the American Medical Association”.

Jo vetëm kaq, por është konstatuar se butonat e ashensorit kanë rreth 40% më shumë baktere sesa WC-të publike. Edhe nëse pastrohen me rregull, mundësia e ndotjes së pullave të ashensorit është e madhe.