Përdorimi i kafeines mbron lëkurën ?

Aplikimi i kafeinës gjatë ekspozimit në diell mund të ofrojë mbrojtje nga kanceri i lëkurës, sugjeron një studim i shkencëtarëve amerikanë i realizuar te kafshët eksperimentale.

Kafeina mund ta ndalojë dëmtimin e lëkurës, deri tek i cili mund të vijë për shkak të veprimit të rrezeve ultravjollce.

Te kafshët e testuara, shfrytëzimi i tillë i kafeinës ka qenë i lidhur me ngadalësimin e zhvillimit të tumorit dhe zvogëlimin e numrit të tyre.

Shkencëtarët besojnë se efekti pozitiv i kafeinës bazohet në ndikimin në funksionin e ATR- proteinës së përfshirë në zbulimin e dëmtimit të ADN-së.

Krahas kësaj, dihet po ashtu se kafeina dhe molekulat e ngjashme nxisin prodhimin e pigmenteve. /Telegrafi/