Për vithe të përkryera

Për vithe të përkryeraVithet e ngrehura kurrë nuk dalin nga moda. Me këto tri ushtrime lehtë do të vini deri te kjo pamje

Shtrirja prapa

Filloni me ushtrimin në gjunjë dhe duar (në të katrat). Shuplakat duhet t’i keni saktësisht nën gjunjë, e gjunjët nën ije. Gjurin e djathtë tërhiqeni deri te gjoksi, ngreheni barkun brenda, e më pas drejtojeni këmbën prapa, sikur kur doni ta goditni dikë. Këmbën shtrijeni maksimalisht, e më pas përsëri afrojeni te gjoksi. Me secilën këmbë bëni dy seri, me nga 15 ushtrime, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Këmba në ajër

Sikur edhe në ushtrimin e parë, lëshohuni poshtë këmba-doras, me shuplakat nën supe dhe me gjunjë nën ije. Tërhiqeni njërën këmbë kah gjoksi, tërhiqeni brenda barkun, e më pas shtrijeni prapa. Derisa e keni këmbën e shtrirë, tri herë ngriheni dhe lëshojeni ngadalë këmbën e shtrirë. Si edhe te ushtrimi i parë, edhe këtë bëjeni me në dy seri prej 15 përsëritjeve.

Përkuljet

Hapni këmbët pak e duart lëshoni lirshëm trupit teposhtë. Shpinën gjatë tërë kohës duhet ta mbani drejt, gjoksin të drejtuar përpara, e më pas një këmbë në mënyrë diagonale e shtrini prapa. Me këmbën që e shtrini, vetëm me majat e gishtave e prekni tokën, e duart i shtrini para gjoksit. Kthehuni te pozita fillestare dhe ushtrimin e njëjtë përsëriteni me këmbën tjetër. Këtë ushtrim bëjeni në tri seri, me nga 15 herë.