Për shputa të shëndosha

Kur mendojmë për brengën rreth shëndetit, shputat për shumicën janë prioritet i dorës së dytë.

Zakonisht mendojmë që shputat do të qëndrojnë të shëndetshme vetëm me higjienë të rregullt, por kjo nganjëherë nuk mjafton, këtu ndikon edhe mbathja (jo)kualitative, mënyra e jetës, si dhe pesha e trupit.

Higjienën e shputave do ta mbajmë nëse çdo mëngjes në çorapë të pastra vendosim shputa të thara dhe të pastruara mirë. Thonjtë duhet prerë me rregull, me një gjatësi të caktuar, pa prekur mishin e tyre, ngase me atë rast mund të ndodhin infeksione.

Mbathjet kualitative

Nëse mbathjet janë kualitative, por nëse nuk janë kualitative në aspektin shëndetësor kjo do të thotë se keni take të larta. Natyrisht se modës dhe estetikës duhet dhënë përparësi, por vetëm përkohësisht, apo, madje vetëm disa orë të vetme.

Mbathja e përditshme e takeve i dëmton shputat, ngase pesha jonë nuk është e ndërtuar në atë mënyrë sa të mbajë gjithë peshën në taka.

Higjiena është primare, por nëse qëndroni në këmbë për shumë kohë dhe njëkohësisht pesha juaj është e theksuar, atëherë duhet të ndërmerrni hapa, ngase kjo nuk është aspak e shëndetshme. Qëndrimi në këmbë për një kohë të gjatë i dëmton shputat e këmbës dhe ato deformohen.

Nëse nuk mund ta shkurtoni qëndrimin në këmbë, detyrimisht lajmërohuni ortopedit. Si pasojë e kësaj shfaqen edhe probleme me pjesët tjera të trupit.