Për një lekurë të butë

Kompakte, e bute, e lemuar, pa rrudha, e bardhe, me shkelqim dhe pa pucrra.

Ja miqte e lekures, te cilet na ndihmojne te dukemi me te bukur dhe te rinj: shalqiri, pjepri, kosi, bajamet, por edhe cokollata e zeze.Fytyra nuk ushqehet vetem me kremra hidratues.

Te ndjekesh nje diete te shendetshme eshte shume e rendesishme per te garantuar te gjithe elementet te cilet ndihmojne te “zhdukin” shenjat e kohes, ta mbajne ne forme, te hidratuar, te luftojne rrudhat si dhe te shmangin daljen e damareve te kuq, apo me keq akoma te pucrrave.

Ja cilat jane ushqimet aleate te lekures, mund t’i zbuloni lehtesisht, t’i konsumoni ne menyre te vazhdueshme per te shmangur plakjen e lekures se fytyres.

Salmoni:
Se bashku me sardelen dhe troften, salmoni eshte nje ushqim i pasur me Omega 3, nje element jetesor per te ruajtur freskine e lekures. Ne fakt ato jane te pasura me vajra ushqyes qe jane te nevojshme per te reduktuar inflamacionet e lekures qe shpeshhere shkaktojne myk, skuqje, ose me keq akoma akne, qe sic jemi ne dijeni nuk shfaqen vetem ne adoleshence dhe para adoleshence, por edhe ne moshe te rritur. Por mos harroni ta hidratoni me produktin qe i pershtatet lekures suaj.

Patate te embla:
Ndoshta jo shume veta e dine, por ky lloj zhardhoku kontribuon ne bukurine e lekures suaj. Cfare prisni qe ta fusni ne dieten tuaj?

Patatja e embel eshte shume e pasur me betakaroten, qe duke hyre ne organizem, kthehet menjehere ne vitamine A, elementi kryesor qe e mban lekuren te bute si mendafsh. E njejta gje vlen edhe per karotat.