Patëllxhani ul nivelin e lartë të kolesterolit

Patëllxhani ul nivelin e lartë të kolesterolitPatëllxhani i zi përmban shumë vlera prandaj ul edhe nivelin e lartë të kolesterolit, si dhe ndikon pozitivisht në uljen e tensionit.

Përmban kalium ashtu që siguron rregullimin e ujit në qeliza, magnezi siguron qetësi shpirtërore, kurse hekuri e zvogëlon lodhjen.

Pos kësaj në kushte laboratorike është treguar se disa substanca nga patëllxhani i shkatërrojnë qelizat tumorale dhe ndikojnë kundër baktereve.

Nga patëllxhani mund të përgatiten gjella dhe sallata shumë të shijshme, ndërsa kur kësaj i shtojmë edhe faktin se ndikojnë pozitivisht edhe në shëndetin duke luftuar shumë sëmundje, atëherë ngrënia e tij duhet të bëhet pjesë e ushqimit tuaj të përditshëm.

Tani është edhe koha e tyre, pasi mund t’i gjejmë të freskët në të gjitha tregjet.